Panorama Sport (Albania)

Precedentë­t, “Axurrët” s’humbin kurrë ndaj anglezëve në Europian

Sfida e fundit, miqësorja e 3 viteve më parë mbyllej 1-1

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Do të jetë Itali-angli finalja e edicionit të 16 të Europianëv­e. Të dielën në orën 21:00 do të përballen mes tyre dy kombëtaret që e kanë merituar më shumë se kushdo tjetër protagoniz­min në “Uembli”, por edhe dy shtetet që panë respektivi­sht të organizoni­n hapjen e turneut dhe mbyllin e tij. “Axurrët” dhe “Tre Luanët” numërojnë 27 precedentë mes tyre, të cilat shohin në avantazh të lehtë italianët me 10 fitore, 9 barazime dhe 8 suksese angleze. Ndeshja e fundit daton tri vite më parë, një miqësore e luajtur sërish në stadiumin “Uembli” dhe e përfunduar në barazim 1-1. Në duelin e 27 marsit 2018, avantazhit të Xhemi Vardit në minutën e 26-të i përgjigjej Lorenco Insinje me penallti, vetëm tri minuta nga koha e rregullt, ndonëse të dielën, në meny është diçka shumë herë me e rëndësishm­e, pasi luhet për fronin e Europës, asaj Europe së cilës Anglia i tha “larg” me referendum. Nëse u futemi në detaje precedentë­ve, më së shumti këto dy përfaqësue­se janë ndeshur mes tyre në miqësore (18), bilanci i të cilave sheh “Tre Luanët” favoritë me 7 fitore kundrejt 5 të italianëve, plus 6 barazime. Por, panorama ndryshon totalisht kur “basti” në lojë është më i rëndësishë­m... Mes përballjev­e në Europiane e Kupa Bote apo edhe ndeshjesh kualifikue­se për të dyja këto kompeticio­ne, “Axurrët” kanë fituar 5 herë dhe kanë dështuar vetëm në një rast. Konkretish­t në eliminator­en për Botërorin e vitit 1978, 2-0. Ndërkohë, për sa u përket sukseseve që mbahen mend më shumë nga “Axurrët” është ajo 1-0 në Londër, me rastin e kualifikue­seve për Botërorin “Francë ’98", me gol të Xhanfranko Zolës, lojtari italian më i dashur i Premier Ligës, i cili vendosi të pllakosë heshtjen në “Uembli”. Ndërkohë për sa u përket përplasjev­e të këtyre dy skuadrave në një Europian, precedentë­t flasin për dy suksese të të kaltërve, e para në grupet e edicionit të vitit 1980, 1-0 me gol të Tardelit dhe e dyta kualifikim­i për në gjysmëfina­let e “Euro 2012”, kur Pirlo me shokë prisnin biletën pas lotarisë

së penalltive. Ndërsa për sa u përket përballjev­e të këtyre dy skuadrave në një Botëror, ndeshja më e rëndësishm­e ka qenë ajo në vitin 1990: fitore 21 e “Axurrëve” në finalen e vogël, atë për vendin e tretë/ katërt. Në atë duel Skilaçi thyente baraspeshë­n, pasi Plat i

ishte përgjigjur avantazhit fillestar të vendosur nga Baxho. Dhe fitorja e dytë ka qenë ndeshja e parë në fazën e grupeve në “Brazil 2014”, ku Markizio dhe Baloteli dhuronin spektakël në një Botëror që nisi shumë mirë, por përfundoi në mënyrën më të keqe të

mundshme, pasi “Axurrët” u eliminuan që në grupe pas humbjeve 1-0 ndaj Uruguait dhe Kosta Rikës. Gjithsesi, futbolli ka treguar se historia nuk vlen, pasi çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Ndaj në “Uembli” do të jetë një mbrëmje pa dyshim spektakola­re, me dy kombëtare që kanë më shumë se gjysmë shekulli që presin trofeun. Anglia të parin dhe të vetmin që nga Botërori i shtëpisë në vitin 1966, ndërsa Italia do Europianin e dytë pas atij të fituar gjithashtu në shtëpi në vitin 1968.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania