Panorama Sport (Albania)

Anglia favorite e detyrueshm­e, por Italia është një “kockë e fortë”

- Nga RIO FERDINAND

Forca Angli! Koha ta sjellim në shtëpi, por le të qëndrojmë të qetë. Kemi plotësuar objektivin e parë, arritjen në finale dhe mendoj që me grupin e lojtarëve që kemi pasur, por duke parë edhe faktin e pjekurisë që kemi arritur të gjitha, nga trajneri e deri te talenti më i ri i kësaj skuadre, mendoj se është viti i duhur për të bërë historinë. Por kujdes, pasi ndeshja me Danimarkën tregoi se ndoshta atë ndjenjën e mendjemadh­ësisë nuk e kemi eliminuar ende. E morëm shumë lehtë në fillim ndeshjen dhe në rastin e parë Danimarka na trembi jo pak. Më pak treguam se kemi cilësi, sepse me t’u zgjuar, me të nisur së vëni këmbët në funksion arritëm të dalim aty ku ne dominim. Natyrisht, duke pasur një ditë më pak për të pushuar se Italia mund ta kishim shmangur atë 120-minutësh, por sido që të jetë ndonjëherë duhet të vuash që të rritesh, që të kuptosh se përqendrim­i, aq më tepër kur luan në shtëpi është faktori bazë dhe ai duhet përdorur sa më mirë që të jetë e mundur. Të dielën do të presim Italinë, një skuadër të cilën e pamë të gjithë se çfarë ishte e aftë që të bënte në çerekfinal­e, por në gjysmëfina­le u dominua në lojë nga Spanja. Por, çfarë do të thotë kjo? Mos ndoshta jemi të superfavor­izuar për të ngritur trofeun? Absolutish­t! Përkundraz­i, kur sheh Italinë që të dominohet, por në çdo moment të jetë me nerva të ftohta, të pranojë të vuajë dhe të reagojë sa herë që i jepet mundësia, kjo tregon se ato janë një kockë më shumë se e fortë. Trajneri Mançini ka bërë një kryevepër në identiteti­n e dyfishtë të lojës që kjo skuadër ka, por më shumë se kjo, Italia është një skuadër e frikshme falë karakterit, personalit­etit, ftohtësisë që tregoi me Spanjën. Pastaj, vazhdon të ketë ende ato të dy aty prapa (Bonuçin e Kielinin), të cilët mund të çahen vetëm një herë brenda 90 minutave, siç tregoi edhe ndeshje e të martës. Prandaj, forca Angli, po kujdes!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania