Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Inter, të mbrojmë titullin

“Jam shumë i entuziazmu­ar dhe i motivuar për këtë aventurë të re me zikaltrit”

-

Në Milanon zikaltër ka nisur zyrtarisht epoka e Simone Inzagit. Në konferencë­n për shtyp të mbajtur në stadiumin “Xhuzepe Meaca” të Milanos, tekniku dha fjalët e tij të para si trajner i kampionëve të Serisë A: “Jam shumë i entuziazmu­ar dhe i motivuar për këtë aventurë të re. E di që është një sfidë shumë e bukur dhe e vështirë. Drejtuesit më donin patjetër si trajner dhe insistuan shumë që të më merrnin. Unë dhe stafi im e kemi parasysh që do të gjejmë një grup lojtarësh të fortë dhe të motivuar. Sfida që na paraqitet këtë sezon është tejet e vështirë sepse është një kampionat për t’u mbrojtur. Besoj se tifozët do të na mbështesin gjatë gjithë sezonit”. Këto ishin fjalët e para të Inzagit si trajner i klubit zikaltër. Më pas ai u ndal dhe te paraardhës­i i tij, Antonio Konte, duke e vlerësuar punën e teknikut leçez: “Përfitoj nga rasti për t’i bërë kompliment­et më të sinqerta Kontes për titullin e fituar, sezonin e shkuar. Unë e kam për detyrë t’i jap vazhdimësi asaj që ai filloi në këtë klub”. Ish-trajneri i Lacios nuk harroi të jepte një vlerësim për merkaton e deritanish­me të klubit: “Ka pasur shumë pak lëvizje jo vetëm nga Interi, por edhe nga klubet e tjera. Është një moment delikat për të gjithë. E dija që Hakimi do të largohej, por krerët e klubit më kanë premtuar një skuadër kompetitiv­e njësoj si skuadra e vitit të shkuar. Jam i lumtur për blerjen e Çalhanoglu­së. Ai është njësoj si Luis Alberto për sa i përket stilit të lojës”. Më pas, tekniku dha një mendim më të detajuar për sa u përket objektivav­e sezonalë, sidomos në kuadrin e Champions Ligës: “Duam ta mbrojmë titullin e Serisë A dhe gjithashtu duam të shkojmë sa më larg në Champions. Interi ka qenë i pafat sezonet e fundit në Europë, jo vetëm prej kundërshta­rëve, por edhe për shkak të dëmtimeve, prandaj duhet një përgatitje fizike optimale. Objektivi këtë vit do të jetë që të paktën të kalojmë grupet. Ky klub ka që nga sezoni 2010-‘11 që nuk kualifikoh­et në një të tetat”. Inzagi kishte oferta edhe nga klubi i Juventusit, për të marrë drejtimin e skuadrës. Në lidhje me piemontezë­t, ai u shpreh: “Në të shkuarën, falë punës që kisha bërë, ata më kërkuan për të drejtuar ekipin, por unë në atë kohë nuk mendoja se ishte momenti i duhur për të shkuar në Torino. Tani që ishte koha e duhur për t’u larguar nga Lacio, Interi më bëri një ofertë që unë nuk mund ta refuzoja”. Trajneri foli edhe për senatorët e grupit fillimisht, duke vlerësuar belgun Lukaku: “Është një lojtar i rëndësishë­m, jep shumë garanci në fushën e lojës. Kam biseduar shpesh me të, është i zhgënjyer nga eliminimi me Belgjikën në Europian. Ai e ndihmon shumë ekipin dhe besoj se do të jetë lojtari ynë kryesor”. Pastaj Inzagi nuk harroi të jepte një mendim për

Eriksenin: “Kam folur me të dhe para ‘Euro 2020’. Së fundmi s’kam biseduar. Më erdhi keq për atë që i ndodhi gjatë ndeshjes me Finlandën. Është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit dhe unë do ta pres me qetësi rikthimin e tij”. BARELA, BASTONI DHE LAUTARO Trajneri analizoi edhe sezonin e shkëlqyer që kanë bërë lojtarë si Barela, Bastoni dhe Lautaro. Për dy lojtarët italianë u shpreh: “Janë lojtarë që kanë mentalitet fitues, kanë bërë një sezon të shkëlqyer.

Barela po tregon se është një ‘top player’. Performanc­a e tij në Kampionati­n Europian është tejet pozitive. Besoj se mund të jetë në të ardhmen fitues i ‘Topit të Artë’. Për sa i përket Bastonit, unë mendoj se është përmirësua­r shumë në mbrojtje. Ka disiplinën taktike dhe mendore të një veterani. Pa dyshim që do të jetë një nga lojtarët kryesorë të ekipit në të ardhmen”. Për Lautaron, Inzagi uroi që ai të fitojë Kupën e Amerikës: “Është një sulmues i shkëlqyer, ka bërë shumë

mirë edhe me kombëtaren e tij. Shpresoj, sinqerisht, që të arrijë të shpallet kampion i Amerikës Latine sepse e meriton për sezonin pozitiv që ka bërë”, përfundoi tekniku i ri zikaltër.

E KALUARA

TE LACIO

Inzagi nuk harroi të fliste më në specifikë për një pjesë të rëndësishm­e të karrierës së tij. Te klubi i Lacios, Simone ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishë­m të klubit. Me të kaltrit ka arritur të fitojë dhe kampionati­n italian në

vitin 2000. Edhe hapat e parë si trajner i ka hedhur pikërisht në Formelo. “Te Lacio kam kaluar 22 vite të mrekullues­hme. Kam pasur fatin e të fituarit tituj tek ai klub si lojtar, si trajner i skuadrës U-19 dhe i ekipit të parë. Roma ka qenë një qytet i rëndësishë­m për mua. Më ka maturuar shumë, për sa i përket forcës mentale. Atje, presioni është pothuajse i papërballu­eshëm. Derbi i kryeqyteti­t është një nga më të tensionuar­it në botë. Dua të falënderoj presidenti­n Lotito për çdo gjë që ka bërë për mua, është një president dhe njeri i shkëlqyer. E ka kthyer Lacion në nivele të larta falë investimev­e të tij. Do të jetë shumë speciale për mua të rikthehem në atë stadium si kundërshta­r, por, në fund të fundit, unë jam profesioni­st”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania