Panorama Sport (Albania)

Argjentina në finale, Mesi: E merituam, tani sfidoj Nejmarin

Mposhtën Kolumbinë, argjentina­sit u falen Martinezëv­e

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Argjentina ka mposhtur në mëngjesin e djeshëm Kolumbinë dhe do të luajë finalen e Copa America kundër Brazilit. Suksesi për Mesin me shokë erdhi pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1. Për argjentina­sit shënoi Lautaro Martinez. Goli i ardhur në minutën e shtatë u duk sikur do ta lehtësonte misionin, por në minutën e 61, Diaz i shtang të gjithë. Sulmuesi pa kontratë. Shifrat nuk ndryshuan as pas dy shtesave nga 15 minuta, teksa në goditjet e penalltive Mesi, Paredes dhe Lautaro Martinez nuk gabuan, ndërsa ai që zhgënjeu ishte De Pol. Në këto momente të takimit u përfshi një tjetër Martinez. Bëhet fjalë për portierin Emiliano, i cili bëri mrekullinë kundër Sançezit, Minasit dhe Kardonasmi­t, çka bëri të pavlefshme realizimet e Huan Kuadrados dhe Borhas. Më këtë të fundit, gardiani argjentina­s i shkoi pranë sherrit pasi pak përpara ekzekutimi­t i tha se e njihte dhe se do ta hante të gjallë. Pasi kolumbiani shënoi, pati një reagim i cili mund të degjeneron­te në sherr nëse nuk do të ndërhynte arbitri. Kur u duk se gjithçka u qetësua, emocionet vazhduan. Kjo sepse edhe festa e Mesit pas kualifikim­it ishte plot nervozizëm, teksa pas fitores shkoi t’i kërcente përpara fytyre Jerri Minas, mbrojtësi kolumbian i shquar për festimet e tij pas golave. Tashmë hapi final është ai i ndeshjes ku Argjentina do të sfidojë Brazilin në orën 02:00, të datës 11 korrik në stadiumin “Maracana” të Rio de Zhanejros.

FJALA E LEO-S – Pas sfidës, nuk mund të mungonin edhe disa deklarata nga Leo Mesi, i cili çalonte pak. Asgjë serioze, por goditjet e marra i kishin shkaktuar një plagë të lehtë në kavilje. Do të ketë kohë për ta marrë veten siç garanton vetë sulmuesi: “Ishte një ndeshje e vështirë, por besoj se e meritonim ne më shumë. E donim fort finalen dhe i përgëzoj shokët e mi për atë që dhanë në fushë. Edhe një herë treguam një ekip i fortë dhe solid”. Mes vështirësi­ve logjistike për shkak të COVID-IT dhe polemikave të shumta, për ekipet pjesëmarrë­se ky edicion i Copa America-s ka qenë i vështirë. Këtë e konfirmoi edhe “Pleshti”, që deklaroi:

“Që në edicionin e mëparshëm ishim të fortë, por me gjithë këto vështirësi, treguam një nivel më të lartë karakterit. Ky grup i ka treguar gjithmonë vlerat e veta, siç e dëshmojnë edhe ndeshjet tona. Nuk ka qenë e lehtë, por çdo gjë e kemi bërë

me zemër”. Kapiteni i Argjentinë­s i njohu meritat ekipit, por sidomos Emiliano Martinezit, portieri që militon tek Aston Vila. 26- vjeçari ishte heroi i takimit. “Jemi në finale dhe ishte ajo që dëshironim. Ky ishte objektivi kryesore i turneut dhe për atë kemi

menduar gjatë gjithë kohës. Merita të veçanta i takojnë Emilios. Ne e dimë se mund të besojmë gjithmonë tek ai. Është më të vërtetë një portieri fantastik”, vijoi sulmuesi që tashmë është pa kontratë pas skadencës së asaj që e lidhte me Barcelonën.

Duke qëndruar në Katalunjë, mund të themi se është krahina ku lindi dhe u forcua miqësia e Mesit me Nejmarin, rivali i tij të dielën në 02:00 (më orën shqiptare). “Jemi të dy në finale dhe besoj se edhe për Brazilin është synimi madhor.

Do të jetë një përballje e madhe dhe e vështirë. E prisnim një finale të tillë, por nuk është një betejë mes meje dhe Nejmarit. E njoh, e kam mik dhe e di se është një djalë i mirë”, përfundoi deklaratën e tij për media kapiteni i Argjentinë­s, Lionel Mesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania