Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T “Pleshti” do kërkojë të thyejë tabunë

-

- Stadiumi “Maracana” i Rios do të presë finalen e 47-t të Kupës së Amerikës, ndërsa Brazili do të kërkojë trofeun e 6-të në 10 edicionet e fundit. Ata e kanë fituar trofeun gjithnjë (5) kur ai është luajtur në tokën e tyre. “Seleçao” nuk mposhtet në këtë kompeticio­n në shtëpi prej 46 ndeshjesh: 17 fitore, 9 barazime.

- Trajneri Tite do të kërkojë të thyejë rekordin e Mario Zagalos: 12 ndeshje i pamposhtur me Brazilin në Kupën e Amerikës.

- Brazili i ka fituar me dy gola diferencë katër nga 5 finalet e fundit të Kupës së Amerikës. Mes tyre është triumfi 3-0 në finalen e 2007ës, i cili ishte edhe viti kur ata e mbrojtën trofeun për herë të fundit.

- Duke luajtur në Brazil dhe me një ditë më pak pushimi në dispozicio­n, rivalët e Argjentinë­s përballen me tabu të ndryshme përpara finales. Ata do të kërkojnë që të thyejnë rekordin 28-vjeçar pa fituar në një duel direkt me Brazilin në shtëpinë e këtyre të fundit (1 barazim, 5 humbje), i cili do ta thellonte rekordin e tyre pozitiv kokë më kokë në Kupën e Amerikës (15 fitore, 8 barazime, 10 humbje). Por, Lionel Mesi do të ketë shansin që të prishë mallkimin e të fitojë trofeun e parë me kombëtaren e tij, pavarësish­t se kjo do të jetë finalja e tij e pestë me bardhekalt­rit. - Argjentina u kualifikua me penallti në finale, duke triumfuar nga ruleta e 11 metrave vetëm për herë të dytë në Kupën e Amerikës këtë shekull. Megjithatë, 3 nga 6 finalet e fundit të Kupës së Amerikës ata i kanë humbur me penallti. “La Albicelest­e” do të kërkojë ta mbyllë gjithçka brenda 90 minutave. - Mesi është në krye të listës së golashënue­sve të Kupës së Amerikës (4 gola).

- Duke përfshirë edhe kohën shtesë, finalet e Kupës së Amerikës që janë mbajtur këtë shekull, kanë pasur mesatarish­t 6.57 kartonë për 90 minuta. Të dielën në “Maracana” parashikoh­et një tjetër luftë e ashpër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania