Panorama Sport (Albania)

Mesi apo Nejmar? Kush e ka dominuar turneun deri në finale

Golat, asistet, minutat e dy yjeve të Kupës së Amerikës

-

Kombëtarja argjentina­se kapërceu edhe pengesën e parafundit, Kolumbinë, me një Martinez hero në shortin e penalltive, duke ndihmuar skuadrën e tij që të presë biletën në finalen e Rios, kundër Brazilit të dielën. Dueli perfekt në letër që do të vendosë përballë njëri-tjetrit dy miqtë rivalë, Lionel Mesin dhe Nejmarin. Nga dy futbollist­ët më të mirë të kompeticio­nit pritet që të përcaktohe­t fati i finales. Deri tani, Mesin e kemi parë më të përkushtua­r se kurrë me fanellën e kombëtares. Me sjelljen e një lideri që luan dhe flet gjithashtu me shokët e skuadrës, numri 10 ka pasur kurajën për të kërkuar topin në momentet më të vështira të ndeshjes dhe sigurisht duke qenë vendimtar në rezultatet e skuadrës. Kapiteni i Argjentinë­s ka luajtur çdo minutë të 6 ndeshjeve të skuadrës së tij deri tani dhe ka shënuar 4 gola dhe dhënë 5 asiste, duke e bërë lojtarin më të mirë të turneut. “Pleshti” ka marrë pjesë në 9 nga 11 golat e skuadrës së tij. Nga ana e tij, Nejmar ka qenë gjithashtu vendimtar në rrugëtimin e Brazilit drejt finales, por ish-shoku i Mesit te Barcelona nuk ka qenë aq deciziv sa Leo. Ai ka shënuar vetëm 2 gola dhe dhënë 3 asiste në 5 ndeshje, një më pak sesa kapiteni i Argjentinë­s. Sigurisht që edhe ai ka dhuruar disa momente spektakola­re dhe i ka ardhur në ndihmë skuadrës sa herë ajo ka pasur nevojë për të. Po të shohim më thellë në shifra, Mesi është sërish në avantazh ndaj Nejmarit. Leo ka bërë deri tani 255 pasime, me një efikasitet 81.6% ndaj 222 të braziliani­t (80.2% saktësi). Argjentina­si e lë pas braziliani­n edhe në duelet e fituara (62-58) dhe të humbura (4459), por edhe në numrin e goditjeve në portë (11-7). Të dielën në “Maracana”, Mesi dhe Nejmar do të përballen për herë të dytë në një finale, pas asaj në Botërorin e Klubeve mes Barcelonës dhe Santosit në 2011. Por tani, me këto skuadra, Leo do të përpiqet edhe një herë që të largojë atë gjemb të përjetshëm me kombëtaren, duke fituar trofeun e parë në karrierën e tij me fanellën bardhekalt­ër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania