Panorama Sport (Albania)

Çdo gol pllakos heshtjen, në fund festë e shfrenuar e kundërshta­rëve

-

“Panorama Sport” sjell momentet pikante të Teuta-sherif Tiraspol:

* Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në Durrës. Kjo është ndeshja e parë me tifozë të lejuar nga vendimi i qeverisë për të lejuar 30% të tifozëve, ndërsa finalja e Kupës pati vetëm një numër të kufizuar biletash në shitje. Në vijim, ndeshjet sportive në Shqipëri do të luhen me këtë kapacitet tifozësh të lejuar.

* Menaxherë të shumtë ishin të pranishëm, ku disa lojtarë kanë qenë “të vëzhguar”. Lorenco Vila është një prej tyre.

* Pas çdo goli kishte heshtje në stadium. E tillë edhe situata në fund, teksa te Teuta pllakosi heshtja për këtë rezultat.

* Aleksi largon një top nga zona, por sfera për pak sa nuk godet ndihmësin në pankinë që po diskutonte me Martinin.

* Teuta si pritëse, në sfond dëgjoheshi­n këngë të durrsakëve. Kjo atmosferë nuk i shpërqendr­oi aspak lojtarët e Sherifit gjatë nxehmjes.

* Pas pësimit të golave, thuajse në të katër situatat, trajneri Martini ka motivuar lojtarët e tij: “Forca! Hajde, hajde!”

* Në minutën e 34-t, kryesori ka dërguar lojtarët drejt pankinave për të pirë ujë dhe për t’u freskuar. Vendim për shkak të temperatur­ave të larta që i kalonin 30 gradë celsius dje në Durrës.

* Pjesën e dytë, portieri Frashëri del i pari në fushë dhe fillon të stërvitet nga trajneri Rizvani. Pas tyre del në fushë ekipi i Teutës.

* Pas pësimit të golit të dytë, Arapi u jep zemër të tijve, duke mos i lënë të dekurajohe­n: “Hajde çuna, vazhdoni! Hajde!”

* “Lorenco, Lorenco! Hip më lart”, dëgjohet Martini nga pankina. Ndërsa një moment tjetër fokusi është te portieri: “Stivi, Stivi”, thërret Martini, por portieri se dëgjon dhe nuk e hedh topin aty ku dëshironte trajneri. Më pas Frashëri merr këshilla nga pankina.

* Arbitri vërshëlleu përfundimi­n e këtij takimi me fitoren e Sherifit dhe menjëherë festa e moldavëve shpërtheu. Lojtarët, stafi teknik dhe trajneri festuan të shfrenuar në dhomat e zhveshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania