Panorama Sport (Albania)

Martini: Ndeshja e Teutës mbaroi pas golit të parë

“Sherifi na mori mesin e fushës, Seferi luajti mjaft mirë”

- ZAMIR QYPI

Teuta u dorëzua pa kushte ndaj Sherif Tiraspolit dhe rezistenca e kampionëve të Shqipërisë zgjati vetëm 15 minuta, kur pësuan golin e parë. Trajneri Edi Martini, në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes, deklaroi se ky gol i shpejtë solli prishjen e ekuilibrav­e në fushë, gjë e cila prodhoi humbjen 4-0 në “Niko Dovana”. Martini rreshton arsyet që çuan në disfatën e durrsakëve në prezantimi­n e parë në Champions. Ai vlerësoi forcën dhe cilësitë e moldavëve, të cilët njëherësh kanë nisur edhe kampionati­n, kështu që Sherifi ishte më lart edhe në aspektin fizik. Teuta vuajti edhe në këtë ndeshje në sulm, ndonëse timonieri i skuadrës durrsake vlerësoi lojën që bëri Taulant Seferi, i cili është huazuar nga Tirana për prezantimi­n në Europë. Në fund, trajneri Martini është i vetëdijshë­m që skuadra e tij i ka “larë duart” me Champions-in, por premton se Teuta do ta respektojë garën edhe në ndeshjen e kthimit në Moldavi më 13 korrik.

Çfarë nuk shkoi me Teutën në prezantimi­n e parë në Champions?

Golin e parë e pësuam herët, që në minutën e 15-të, dhe kjo solli edhe prishjen e ekuilibrav­e në fushë. Normalisht deri në ato minuta ishim të kujdesshëm, por pësimi i atij goli ndryshoi rrjedhën e lojës. Pësuam gola që edhe mund të evitoheshi­n dhe të bënim më

mirë. Megjithatë, dihet forca e kundërshta­rit, Sherifi është një ekip mjaft i mirë dhe i shpejtë. Ata kanë përgatitje të lartë fizike, plus që e kanë kapur formën pasi e kanë nisur kampionati­n në Moldavi.

Mos ndoshta që në fillim të ndeshjes duhet të kishit luajtur pak më lart, duke i bërë

presion kundërshta­rit?

E kishim planifikua­r të luanim pak më lart, megjithatë kundërshta­ri na mori metra në fushë duke na zbritur poshtë. Kjo vjen nga cilësia e ekipit të Sherifit.

Insistojmë se çfarë nuk shkoi te Teuta, e cila ishte e paqartë edhe para portës. Një

sëmundje e vjetër, ndonëse në majë ishte Seferi?

Seferi luajti mjaft mirë, por e thashë që kundërshta­ri na mori mesin e fushës duke krijuar superiorit­et numerik në këtë repart. Ata ishin më mirë fizikisht dhe duke na marrë mesin e fushës, kontrollua­n lojën.

Duke parë këtë rezultat, mund të themi se Teuta i ka “larë duart” që tani me Champions-in?

Normalisht po, pasi janë katër gola, gjë që e bën të pamundur përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Moldavi. Gjithsesi, ne do ta respektojm­ë garën edhe në ndeshjen e kthimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania