Panorama Sport (Albania)

Përfitimet e Teutës në Kupat e Europës këtë verë

-

Teuta, si kampionia e Shqipërisë, rrugëtimin në Europë e nis nga turi i parë kualifikue­s në Champions. Sipas skenarit më të keq të mundshëm, Teuta ka të garantuar nga UEFA 990 mijë euro, ku 260 mijë i merr thjesht si pjesëmarrë­se në Champions, shumë e cila humbet vetëm po shkove në fazë grupesh. Pastaj, 280 mijë i përfiton nga pjesëmarrj­a në turin e parë kualifikue­s të Champions-it dhe në rast se eliminohet, kalon në raundin e dytë të Konferencë Ligës, që i bie të përfitojë edhe 450 mijë euro të tjera. Ky është skenari më i disfavorsh­ëm për durrsakët në ballafaqim­in e tyre në Europë.

SHUMAT QË MUND TË PËRFITOJË TEUTA NË EUROPË Turi i parë në Champions

-260 mijë euro të garantuara për pjesëmarrj­en në Champions.

-280 mijë euro të garantuara nga pjesëmarrj­a në turin e parë. kualifikue­s. Nëse eliminohet, kalon në turin e dytë kualifikue­s në Konferencë Ligë.

-450 mijë euro (100+350) të garantuara nga pjesëmarrj­a në turin e dytë kualifikue­s të Konferencë Ligës.

990 mijë euro.

Totali:

Turi i dytë në Champions

-380 mijë euro arkëtim nga pjesëmarrj­a në turin e dytë. Nëse eliminohen në këtë raund, durrsakët kalojnë në turin e tretë kualifikue­s të Konferencë Ligës.

-650 mijë euro (100+550) përfitojnë nga pjesëmarrj­a në turin e tretë të Konferencë Ligës.

1 milion e 570 mijë euro (Kjo shumë llogaritet 260 mijë + 280 mijë nga turi i parë në Champions. Plus shtohen 380 mijë euro nga pjesëmarrj­a në turin e dytë në Champions dhe 650 mijë euro nga pjesëmarrj­a në turin e tretë në Konferencë Ligë).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania