Panorama Sport (Albania)

Deçiç, Struga dhe Llapi debutojnë në Europë

Dy duele shqiptarës­h në Konferencë Ligë, prezencë rekord në Kupat e Europës

-

8 korriku është datë e shënuar për disa klube shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat sot debutojnë në kompeticio­net europiane. Kjo është një verë e paharruesh­me për futbollin mbarëshqip­tar, pasi për herë të parë në histori marrin pjesë 11 klube shqiptare në Kupat e Europës. Teuta, Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina ishin në Champions. Ndërsa tetë klube të tjera fituan të drejtën për të luajtur në

Konferencë Ligë. Shqipëria prezantohe­t në këtë kompeticio­n të ri me Vllazninë, Partizanin dhe Laçin. Drita dhe Llapi përfaqësoj­në Kosovën, ndërsa Shkupi dhe Struga janë dy klubet shqiptare nga Maqedonia e Veriut në Konferencë Ligë. Risia ka qenë prania e Deçiçit, skuadra e parë shqiptare që përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticio­n. Dita e sotme sjell dy përballje shqiptarës­h në Europë. Deçiçi i Tuzit ka udhëtuar që mbrëmë në Kosovë, ku sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet në turin e parë të Konferencë Ligës me Dritën e Gjilanit. Ndërsa përballja tjetër e gjitha shqiptare në Europë është ajo mes Shkupit dhe Llapit, ku fituesit e Kupës së Kosovës do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë në Maqedoninë e Veriut, në orën 20:00 në “Arena Todor Proeski”. Për Llapin, Deçiç dhe Strugën është një natë e paharruesh­me, nga ato që do të mbeten gjithnjë në muzeun e klubit, pasi bëjnë përfaqësim­in e parë në Europë në nivel klubesh në veprimtari zyrtare. Ndërsa Struga e nis aventurën europiane në orën 16:00 në letoni ndaj skuadrës Liepaja. Fituesi i çiftit Drita-deçiç i bie që në turin e dytë të Konferencë Ligës të ndeshet me holandezët e Fejnordit. Ndërsa fituesi i çiftit Shkupi-llapi i bie të përballet në turin e dytë me portugezët e Santa Klarës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania