Panorama Sport (Albania)

Xhaferi: Gati, mjafton edhe barazimi në Bosnjë

“Bëmë afrime të suksesshme, jemi më kompaktë se vjet”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është gati për të nisur rrugë timin në Konferencë Ligë. Turi i parë i vendos përballë Shiroki Brijeg, ndeshje e cila do të luhet në Bosnjë prej orës 21:00. Shkodranët besojnë te kualifikim­i dhe optimizmi kuptohet edhe prej intervistë­s së dhënë nga Alban Xhaferi. Llogaritë e sponsorit për të shkuar më tej janë të qarta, ndaj hapur e thotë që edhe barazimi do të bënte punë.

Vllaznia do të luajë nesër (sot) kundër Shiroki Brijeg. Sa optimist është Xhaferi për kalimin e turit të parë të Konferencë Ligës?

Jemi optimistë. Sigurisht që do të luftojmë për ta kaluar këtë tur. Kuptohet që nuk do ta nënvlerëso­jmë kurrsesi kundërshta­rin, pasi skuadrat boshnjake apo dhe ato të Ballkanit në përgjithës­i luajnë një futboll të fortë dhe kanë përgatitje te lartë fizike. Skuadra jonë është e motivuar dhe ne jemi të bindur se do të kemi një rezultat sa më të mirë këtu, në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër për kualifikim­in.

Do t’ju kënaqte edhe një barazim në Bosnjë?

Vllaznia do të luftojë për të marrë një rezultat të mirë në këtë përballje të parë. Do të jemi të kënaqur edhe me barazimin. E megjithatë, ne në fushë do të zbresim me idenë e qartë që ta zgjidhur ndeshjen. E thënë ndryshe, duam të fitojmë në Bosnjë. Kështu do të na lehtësohej puna në Shkodër.

Si e shikoni Vllazninë krahasuar me atë të sezonit që sapo u mbyll?

Krahasimi me Vllazninë e vjetshme? Besoj se është një ekip më kompakt, por ne do të vazhdojmë të plotësohem­i. Gjatë ndeshjeve të Conference League, mund të ketë kërkesa për të marrë lojtarë të tjerë. Kemi bërë disa transferim­e të suksesshme deri më tani, të cilave do t’u shihet rezultati shumë shpejt.

Lojtarët e afruar do të jenë të gatshëm për nesër (sot)?

Ndoshta jo të gjithë lojtarët do të bëhen direkt pjesë e ndeshjes së nesërme (sotme), pasi janë disa faktorë që ndikojnë, si përgatitja fizike dhe harmonizim­i. Jemi në fazën e plotësimit të ekipit dhe mendoj se do të ketë edhe përforcime të tjera në sulm apo dhe mesfushë, që do të bëhen në vijim.

Ju vjen keq që nuk do t’i keni në krah tifozët, të cilët kishin shprehur interesimi­n për të qenë të pranishëm në Bosnjë?

Ka disa rregulla të UEFAS, që janë bërë të ditura. Tifozët nuk duhet të udhëtojnë dhe për këtë arsye kemi bërë një njoftim tek agjencitë, që të mos zhgënjehen. Mungesa e tifozëve është gjithmonë dobësi, por ne që jemi këtu dhe ata që do mund të vijnë, do ta mbështesim të gjithë.

E megjithatë, në “Loro Boriçi” ata do të jenë aty. Sa do t’ju ndihmojë ky fakt?

Nesër ose pasnesër do nxjerrim biletat në shitje. Shkodrës i mungon pjesëmarrj­a në Kupat e Europës dhe është diçka e mirë për qytetin. U bëj thirrje ta mbështesin ekipin maksimalis­ht dhe të krijojnë një dekor sa më të bukur në stadium.

 ??  ?? Vllaznia gjatë seancës së fundit stërvitore, që u mbajt mbrëmë në stadiumin e Shiroki Brijegut
Vllaznia gjatë seancës së fundit stërvitore, që u mbajt mbrëmë në stadiumin e Shiroki Brijegut
 ??  ?? Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë
Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania