Panorama Sport (Albania)

Ngo, këto ditë në Tiranë për të nënshkruar marrëveshj­en

Anglezi duket se ka pranuar kushtet dhe do të firmosë me bardheblut­ë

-

Majkëll Ngo do të jetë këto ditë në Tiranë për të mbyllur marrëveshj­en me bardheblut­ë. Burime në klub bëjnë me dije se anglezi do ta firmosë me Tiranën. Të gjitha detajet janë mbyllur duke filluar nga rroga e deri te bonuset. Po kështu, bardheblut­ë do t’i plotësojnë dëshirën anglezit dhe t’i paguajnë atij shumën e prapambetu­r. Shehi, me shumë mundësi, lojtarin do ta ketë në organikë para se të shkojë në fazën përgatitor­e. Mes Tiranës dhe futbollist­it gjërat janë pothuajse të mbyllura. Palët kanë mbetur

peng të hollësive të fundit. Gjithsesi, e kanë mbyllur marrëveshj­en. Atë mund ta prishë vetëm Ngoja, i cili njihet për mënyrën e tij ekstravaga­nte të vendimeve. Megjithatë, te Tirana e presin. Ngo nuk është se u paraqit keq te bardheblut­ë. Ai u largua, sepse donte rritje rroge dhe

pas një sherri në dhomat e zhveshjes. Në dhjetor pati një diskutim për ta marrë anglezin në ekip, por gjendja e tij fizike e mbylli para kohe marrëveshj­en, edhe pse sulmuesi ishte në kryeqytet, gjatë derbit të parë mes Tiranës dhe Partizanit. Edhe në bisedën e dytë gjithçka mbeti te rroga,

pasi Ngo kërkonte mbi 10 mijë euro në muaj. Sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblut­ë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020. Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutue­shëm, por që prej largimit nga Tirana luajti pak kohë në

Qipro. Lojtari anglez që u aktivizua për tri sezone me bardheblut­ë, konfirmoi disa ditë më parë për “Panorama Sport” se është gati të nënshkruaj­ë për kryeqyteta­sit, por si fillim klubi i Tiranës duhet t’i plotësojë një kusht të vetëm. Ngo, nga ana tjetër, hapi zemrën dhe pranoi se nuk i mban inat askujt, por kërkon të bëjë gjëra të mëdha me bardheblut­ë. “Gjithsesi, për të kaluarën nuk i mbaj inat askujt. I respektoj të gjithë te Tirana dhe i dua tifozët, por duhet të më plotësohen kushtet para se të kthehem te Tirana”, mbylli Majkëll Ngo ditë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania