Panorama Sport (Albania)

Kashami: Asnjë debat, për Besën refuzoj... financat

“Përforcime në çdo repart, të dënuar për elitën”

- FERIZ FERIZAJ

Ndriçim Kashami u rikonfirmu­a dhe këtë ai e quan një vlerësim. Përtej shkëputjes njëmujore, asgjë nuk ka ndryshuar dhe Besa do të vazhdojë në drejtimin e tij. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri tregon si erdhi akordi për rinovim dhe na rrëfen planet që ka për merkaton dhe objektivat. Është në një linjë me presidenti­n, aq sa me bindje e thotë: “Jemi të dënuar për t’u ngjitur”. Ndoshta është ky shkaku që bindi Nexhat Bizhdilin, që t’ia besojë edhe për një vit stolin e verdhezinj­ve.

Pas një shkëputjej­e më shumë se njëmujore u rikonfirmu­at. Presidenti ishte në merkato për të afruar tjetër trajner, si u përmbys situata?

Asgjë për t’u çuditur. Me presidenti­n Bizhdili kontrata më mbaroi më 31 maj, kështu që palët ishin të lira. Rikonfirmi­min e shoh si vlerësim të punës sime në periudhën e parë, por edhe atë të fundit në sezonin e shkuar.

Ju pranuat menjëherë apo patët vështirësi në bisedat për riemërimin?

Jo, nuk patëm debate. Kjo, për arsyen e thjeshtë se marrëdhëni­et e mia me presidenti­n sa herë kam drejtuar Besën kanë qenë të shkëlqyera në aspektin njerëzor dhe shumë të mira në komunikimi­n profesiona­l. Pranova pasi e kam më të lehtë të punoj me një grup lojtarësh, që i njoh në detaje dhe mundësinë e përshtatje­s së afrimeve. Përpara kam gati 2 muaj kohë për t’i bërë këto. Së fundi, do të refuzoja ofertat financiare edhe më të larta për t’i shërbyer qytetit tim si dhe për të qenë pranë familjes sime.

Për merkaton keni folur paraprakis­ht me Bizhdilin, ndërkohë nga Besa janë larguar disa titullarë.

Nuk dua të keqkuptohe­m me këtë që do të them. Shumë prej atyre që ju i quani titullarë, janë bërë të tillë pikërisht te Besa. Dhe kjo prej punës sime, të kolegëve, por kryesorja dhe djersës së tyre. Në këtë kuptim gjykoj se në merkaton që drejton vetë presidenti do të afrohen lojtarë më cilësorë se ata që u larguan. Kemi folur fare pak për këtë pjesë kur ramë dakord për rinovimin tim, por në ditët në vijim do të merren vesh emra konkretë. Personalis­ht, i kam kërkuar përforcime në të gjitha repartet, për të kompletuar vendet e lëna bosh nga firot.

Gjithmonë si objektiv vendosni ngjitjen në Superiore, por prej 6 vitesh dështoni... A do të jetë ky sezoni i duhur?

Një ekip si Besa nuk mund të ketë objektiv mbijetesën në Kategorinë e Parë. Besa është e dënuar çdo sezon të ketë vetëm 1 objektiv Superioren. Dështimi ka disa faktorë. Uroj dhe do të punojmë fort bashkë me afrimet që në fund të këtij sezon të jetë hera fundit që e përmendim.

 ??  ?? Ndriçim Kashami, trajneri i Besës
Ndriçim Kashami, trajneri i Besës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania