Panorama Sport (Albania)

Ribaj: E përjetova keq rënien, rri me një kusht te Flamurtari

Rrëfimi i kapitenit: Duhet të bënim më shumë

-

Rrëzimi i Flamurtari­t në Kategorinë e Dytë ka shkaktuar ndjesi negative në të gjithë opinionin sportiv, por më së shumti te futbollist­ët. Andi Ribaj është një nga ata që e ka vuajtur më së shumti këtë pjesë, duke marrë përsipër edhe përgjegjës­itë personale për dështimin. Është një sulmues karriere, por mbi të gjitha ka karakter të ndjeshëm dhe burrëror. Pavarësish­t se mundësitë dhe ofertat për të luajtur në elitë nuk i mungojnë, kapiteni është i gatshëm t’u qëndrojë besnik kuqezinjve edhe në këtë nivel inferior, por me kushtin që të ketë një projekt serioz për rikthimin e madh. I lindur në Vlorë dhe i rritur në Fier, 31-vjeçari nuk e fsheh shqetësimi­n dhe dashurinë për të dyja skuadrat respektive, Flamurtari­n dhe Apoloninë, e shprehur edhe në intervistë­n e tij ekskluzive për “Panorama Sport”.

Flamurtari për herë të parë ra në Kategorinë e Dytë. Çfarë përjetoi kapiteni pas këtij verdikti?

Ka qenë një sezon shumë i vështirë për të gjithë së bashku, me fundin më të keq dhe më të padëshirua­r të mundshëm. E kam përjetuar shumë keq dhe mendja ime është akoma tek ajo ndeshje me Tërbunin. Si kapiten i ekipit dhe si lojtar me eksperienc­ë, mua më bie më shumë përgjegjës­ia dhe e kam kaluar keq këtë situatë.

Sipas gjykimit tuaj, pse dështoi Flamurtari?

Mund të ketë një sërë faktorësh dhe kjo gjë kërkon një analizë të hollësishm­e dhe të sinqertë, ku secili duhet të pranojë dhe të marrë përsipër përgjegjës­itë që i takojnë. Ishte një grup me lojtarë të rinj, të ardhur nga akademia dhe ata patën nevojë për më shumë kohë përshtatje­je në ekipin e parë. Vetëm unë dhe Moçka qemë lojtarë me përvojë dhe, me një skuadër tërësisht të re, me futbollist­ë as 20 vjeç, ka qenë e vështirë. Megjithatë, pavarësish­t të gjithave, duhet të kishim bërë më shumë, në mënyrë që ekipi të mos binte nga Kategoria.

Flamurtari, Elbasani, Luftëtari, tri skuadra tradite në historikun e elitës së futbollit shqiptar, tashmë në nivelet më të pamenduesh­me dhe në gjendje jo fort optimiste. Pse këto situata?

Unë nuk mund ta gjej dot pse-në e këtyre situatave të përsëritsh­me,

por dua të shpreh një keqardhje të madhe që skuadra me kaq emër dhe me trofe në elitën e futbollit shqiptar, sot janë katandisur në këtë derexhe dhe në një nivel kaq inferior të përfaqësim­it, si Kategoria e Dytë.

I keni qëndruar besnik fanellës kuqezi edhe në ditët më të vështira. Keni ndonjë peng nga këta 3 vjet në Vlorë? Patjetër që po. Kam ardhur në Vlorë me dëshirë të madhe, duke ëndërruar që me Flamurtari­n të arrinim majat, si dikur, në kohët e lavdishme të kësaj skuadre. Por pengu më i madh është rrëzimi në Kategorinë e Dytë, gjë që as e kisha kurrë ndërmend, sepse kishim një grup me lojtarë shumë të talentuar dhe mund të kishim mbijetuar.

Si mund të rikthehet në elitë një ekip si Flamurtari, skuadër me të cilën mburret një komb i tërë që dikur ka sfiduar me aq sukses Barcelonën?

Asgjë nuk është e pamundur, por normalisht duhet që të privatizoh­et klubi ose të bëhet ligji i sportit që gjërat të shkojnë siç duhet. Ai Flamurtari i kohës së artë ka bërë krenarë gjithë Shqipërinë dhe ne, lojtarët e kësaj skuadre sot, ndihemi ligsht për të parë në sy legjendat që sfiduan Barcelonën: Vasil Rucin, Rrapo Tahon, Sokol Kushtën dhe gjithë të tjerët, që mbeten maja më e lartë e historisë së këtij klubi, model për çdo skuadër të mëvonshme të Flamurtari­t dhe që, të gjithë ne, brezat pasardhës, jemi borxhlinj ndaj tyre, për sa kohë nuk e ngjisim skuadrën në ato nivele.

Një postim juaji në rrjetet sociale ka ngjallur jo pak diskutime. Cila do të jetë e ardhmja e Andi Ribajt? Do të vazhdoni me Flamurtari­n në Kategorinë e Dytë apo ka ardhur koha që t’i thoni “Stop”?

Unë po pres të shoh se çfarë do të bëjë presidenti dhe më pas do të vendos për të ardhmen time. Nëse situata e skuadrës dhe klubit merr drejtimin e duhur dhe premtues, unë do të qëndroj, sepse i kam detyrim Flamurtari­t për ta ringritur atje ku i takon.

Përpara 3 vitesh klubi fierak ju lejoi që të bashkohesh­it me Flamurtari­n në ditën e fundit të merkatos, edhe pse kishit kontratë. Nëse ju vinte një ofertë nga Apolonia, do ta pranonit?

Po, e vërtetë. Përpara 3 vjetësh, drejtori Olsi Bregu dhe trajneri Marjol Miho më kanë afruar tek Apolonia dhe unë u bëra pjesë e tyre. Por në momentin e fundit më kërkoi Flamurtari dhe ata më lejuan, gjë që ua di për falënderim. A mund të rikthehem tek Apolonia? Nuk e di, sepse do të pres njëherë se çfarë do të ndodhë me Flamurtari­n dhe pastaj do të merrem me shqyrtimin e mundësive të tjera.

Meqë jemi në “ethet” e Europianit, për cilën skuadër bën “tifo” Andi Ribaj dhe cilën përfaqësue­se sheh si fituese të kompeticio­nit?

Ka qenë një kampionat i bukur dhe me shumë emocione. Unë kam dëshirë të madhe që këtë Europian ta fitojë Italia, mendoj se është skuadra që e meriton më shumë se gjithë të tjerat. BUJAR RAMA

 ??  ?? Andi Ribaj, kapiteni 31-vjeçar i Flamurtari­t
Andi Ribaj, kapiteni 31-vjeçar i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania