Panorama Sport (Albania)

Horner: Në F1 s’ka vend për simulime si në futboll

“Ndëshkimet, të ashpra dhe kundër filozofisë ‘le të garojnë’”

- OLSI AVDIAJ

Shumë tifozë e analistë të dielën ishin të pa kënaqur. Pikërisht për mënyrën se si Lando Norrisit dhe Serxho Perezit iu dhanë dënime sepse ata shtynë kundërshta­rët jashtë piste, teksa luftonin për një pozicion në renditje gjatë garës së Austrisë. Norris u gjykua fajtor pasi shtyu jashtë piste Perezin në kthesën 4 gjatë fillimit të garës, ndërsa Perez u përfshi në mesin e garës në një incident të dyfishtë me Sharl Lëklerk të Ferrarit. Sanksionet duket se kanë shkuar kundër filozofisë së deritanish­me “le të garojnë” me të cilën F1 ka operuar për një kohë të gjatë. Bosi i Red Bullit, Kristian Horner, është i shqetësuar se këto dënime mund të kthehen në një precedent të keq për këtë sport. Ai thotë se është jetike që mënyra e dhënies së dënimeve në Austri të mos hapë derën për pilotët, të cilët të mendojnë se mënyra më e lehtë për të mposhtur rivalët tani është të nxjerrin makinën e kundërshta­rit nga pista me manovra që asnjëherë nuk quhen të rrezikshme. “Asnjë nuk do ekuivalent­in e simulimit të futbollist­ëve në fushën e lojës”, tha Horner, i cili mendon se asnjë nga tri incidentet e Austrisë nuk ishte i denjë për ndëshkim. “Mendoj se duhet ta shmangim këtë lloj ndëshkimi. Është tepër e vështirë, sepse ne flasim për këto gjëra shumë shpesh. Është e vështirë për drejtorin e garës, por unë ndjeva që ndoshta incidentet që ne pamë mund të konsideroh­eshin më shumë përplasje gare sesa të meritonin dënime”, tha Horner. Ky i fundit u shpreh se është pranuar prej kohësh se pilotët, të cilët përpiqen të lëvizin përreth një rivali (dalin anash në pjesën e jashtme), e vendosin veten në mëshirën e makinës që është në pjesën e brendshme. “Incidenti midis ‘Kekos’ dhe Landos

ishte incident gare. Nëse je në pjesën e jashtme, rrezikon dhe nuk mund të jesh në gjendje të qëndrosh përpara. Mendoj se FIA, pasi ka dhënë atë penallti (të parën), ishte e detyruar të jepte edhe ndëshkimin e dytë për një veprim të ngjashëm. Këta djem kanë garuar në

‘karting’ që kur ishin fëmijë dhe e dinë nëse hyn nga jashtë, rrezikon të dalësh nga pista, veçanërish­t nëse nuk je përpara. Ndëshkimet ishin pak të ashpra dhe kundër filozofisë ‘le të garojnë’ që ne kemi në kampionat vitet e fundit”, tha Horner.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania