Panorama Sport (Albania)

Xhokoviç kalon në gjysmëfina­le, Federer ndien plakjen në Londër

-

Novak Xhokoviç kualifikoh­et për herë të 10-të në gjysmëfina­len e Uimbëlldon­it, ndërsa Roxher Federer eliminohet në çerekfinal­e. Numri 1 në botë nuk zhgënjeu askënd, teksa mundi hungarezin Marton Fuksoviks në tri sete, asnjëherë deri tani në këtë Uimbëlldon. 6-3, 6-4, 6-4 ishin setet për serbin, në kërkim të titullit të gjashtë në Londër dhe Grand Slemit të 20-të, i cili do të vlente për garën me rivalët Federer dhe Nadal. Xhokoviç, tashmë fitues i Australian Open dhe Roland Garros, arriti suksesin e tij të 100-të në karrierë në fushat me bar. Në gjysmëfina­le ai do të përballet me kanadezin Denis

Shapovalov, i dhjeti në botë, i cili mundi në pesë sete dhe pas tri orësh e gjysmë betejë rusin Karen Kashanov.

Midis “Noles” dhe “Shapos” ka gjashtë precedentë, të gjithë të fituara nga serbi.

FEDERER ELIMINOHET

NGA HURKAKZ

Dështon Roxher Federer, i cili në Grand Slemin e fundit, para moshës 40 vjeç, duhet t’i hapë rrugën polakut Hubert Hurkakz, i cili fitoi gjysmëfina­len e parë të karrierës në Uimbëlldon.

Zvicerani, 8 herë fitues në

Londër, u dorëzua në tri sete dhe në më pak se dy orë, duke humbur gjithashtu ndeshjen e parë të karrierës së tij në Uimbëlldon në setin e tretë. Nuk kishte ndodhur prej 19 vitesh.

PAS 61 VITESH

NJË ITALIAN

Në çerekfinal­en e fundit të ditës së mërkurë, një Mateo Berretini i shkëlqyer mposhti kanadezin Auger-aliasime në katër sete: 6-3, 57, 7-5, 6-3 dhe fluturoi në gjysmëfina­len e turneut Uimbëlldon. Tenisti italian arriti kështu në gjysmëfina­len e dytë në një Grand Slem, pas atij të marrë në US Open në vitin 2019. Pavarësish­t nga miqësia që i lidhte dy tenistët, ndeshja kishte vlerë shumë të lartë për t’u kapur nga sentimenta­lizmi. Për t’u shënuar se pas 61 vitesh një italian kualifikoh­et në gjysmëfina­le të Uimbëlldon­it. Berretini do të përballet për një vend në finale me Pol Hurkakz, që eliminoi Federerin. Në Uimbëlldon sot luhen dy gjysmëfina­let e femrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania