Panorama Sport (Albania)

Europiani i rekordeve, shifra dhe kuriozitet­e

U shënua edhe goli i 800 i turneut, UEFA stilon statistika­t

- Përgatiti: LEDIO NASE

Finalja e 16-të e një Europiani u luajt mbrëmjen e djeshme, mes Italisë dhe Anglisë, në “Wembley”. Në çdo turn të fazës finale të këtij edicioni janë shkruar rekorde të reja. UEFA i ka përshkuar të gjitha, në bazë të numrave:

1– Me golin e shënuar kundër Austrisë në 1/8-at, Federiko Kieza arriti babain Enriko, edhe ai shënues në një Europian. Janë e vetmja dyshe baba-bir që e kanë arritur këtë.

2 – Anglia është skuadra e parë që fiton grupin e fazës finale të një Europiani duke shënuar vetëm dy gola. As Anglia dhe Italia nuk pësuan gola në grupet përkatëse (vetëm katër skuadra ia kanë arritur në të kaluarën).

3 – Zvicra ka luajtur 3 ndeshje të fazës me eliminim direkt në Europian në historinë e saj dhe gjithmonë ka shkuar me penallti. Zviceranët nuk kishin shënuar asnjëherë 3 gola në një fazë finale të Europianit përpara kësaj dhe këtë herë ia kanë dalë dy herë (fillimisht kundër Turqisë dhe më pas ndaj Francës).

4 – Në fitoren në çerekfinal­e kundër Ukrainës, për herë të parë Anglia shënoi 4 gola në një fazë me eliminim direkt të një Europiani apo Botërori që nga finalja e Kupës së Botës së 1966-ës.

5 – Anglia është skuadra e parë që ka një seri prej 5 ndeshjesh radhazi me portën e paprekur që nga fillimi i Europianit, ndërsa Spanja është skuadra e parë që shënon së paku 5 gola në ndeshje radhazi në një fazë finale, ndërkohë që fitorja e iberikëve 5-0 ndaj Sllovakisë është më e thella në historinë e turneut.

7 – Skocia totalizoi 8 pikë në fazën e grupeve të Europianit, 7 prej të cilave më 18 qershor (3 në vitet 1992 dhe 1996 dhe 1 këtë vit).

8 – Ndeshja 5-3 e Spanjës ndaj Kroacisë është ndeshja e dytë me më shumë gola në historinë e fazave finale të një Europiani dhe e para me 8 golashënue­s të ndryshëm. Portugalia ka mbajtur 100% të kualifikim­eve në një fazë grupesh të Europianit (8 herë).

9 – Patrik Shik është bërë lojtari i 9-të në historinë e Europianit që shënon 5 gola në një fazë finale, ndërsa Anglia ka fituar ndeshjen hapëse të një edicioni për herë të parë në tentativën e 9-të.

11 – Ukraina, që mbërriti në çerekfinal­et e këtij edicioni, nuk e ka mbajtur asnjëherë portën e paprekur në 11 ndeshjet e një faze finale të Europianit, ndërsa Gjermania humbi për herë të parë në 11 ndeshjet e para të luajtura në fazën e grupeve, kur u mposht 1-0 nga Franca.

13 – Me 13 golat e shënuar në “Euro 2020”, Spanja stabilizoi një rekord të ri të golave të shënuar në një fazë finale. Spanjollët totalizuan 12 në vitet 2008 dhe 2012 dhe në të dyja rastet fituan turneun.

14 – Kristiano Ronaldo stabilizoi dy rekorde në këtë Europian. Asi portugez është lojtari i parë që luan dhe shënon në pesë Europianë radhazi dhe vendosi primatin e golave në total me 14 në fazat finale. Humbja 3-2 kundër Suedisë ishte ndeshja numër 14 e Polonisë në një fazë finale, por vetëm e para k ka shënuar 2 gola në një ndeshje.

15 – Fitorja 2-1 në çerekfinal­e kundër Belgjikës ishte ajo numër 15 për Italinë në “Euro 2020”: përfshi kualifikue­set, është një rekord i ri në kompeticio­n.

16 – Goli i dytë i Hungarisë në barazimin 2-2 kundër Gjermanisë në ndeshjen e tretë të grupeve u shënua pas vetëm 16 sekondash nga rinisja e lojës pas golit të Gjermanisë, ndërsa rekordi që shikon Anglinë të pamposhtur në “Wembley” në fazat finale të turneve madhorë, me përjashtim të penalltive, u modifikua në 16 ndeshje pas fitores ndaj Danimarkës.

17 – Polaku Kacper Kozlovski (17 vjeç e 246 ditë) është bërë lojtari më i ri që debuton fazën finale të një Europiani.

18 – Më 23 qershor u shënuan 18 gola në 4 ndeshje: rekord për një ditë të vetme në historinë e një Europiani. 5 ditë më vonë u kalua edhe ky rekord në fazën me eliminim direkt me 14 gola në 2 ndeshje.

22 – Në barazimin 2-2 ndaj Portugalis­ë, për herë të parë një gol i Karim Benzemasë nuk përkoi me një fitore të Francës: blutë kishin triumfuar në 22 rastet e mëparshme.

23 – Goli i Kallum Mekgregori­t në Skoci-kroaci ishte i pari i skocezëve në një fazë finale që nga realizimi i Kreg Bërnlit në barazimin 1-1 kundër Norvegjisë në Botërorin 1998 (plot 23 vite më parë).

24 – Republika Çeke (duke përfshirë edhe statistika­t nga Çekosllova­kia) ka shndërruar në gol të 24-ta penalltitë e goditura (përfshi ato pas kohëve shtesë) në fazat finale pasi ka gabuar të parën në vitin 1960.

25 – 25 golat e fundit të Herri Kejnit me fanellën e Anglisë janë shënuar të gjithë në ndeshje zyrtare.

29 – Më 26 qershor Danimarka mposhti Uellsin me rezultatin 4-0 në fazën e 1/ 8-ave: fitorja e parë në fazën me eliminim direkt që nga triumfi kundër Gjermanisë në finalen e vitit 1992 të luajtur në të njëjtën datë, saktësisht 29 vite më parë.

34 – Italia stabilizoi një rekord të ri kombëtar, kanë prekur kuotën 34 ndeshje pa humbje. Në 34 ndeshjet ku Antuan Grizman ka shënuar, Franca nuk ka humbur asnjëherë.

55 – Anglia arriti finalen e një turneu madhor për herë të parë pas 55 vitesh, pas suksesit kundër Gjermanisë Perëndimor­e në finalen e Kupës së Botës 1966.

82 – Goli i suedezit Emil Forsberg pas 82 sekondash në fitoren kundër Polonisë është i dyti më i shpejtë në historinë e fazave finale të një Europiani.

83 – Zvicra nuk fitonte në një fazë me eliminim direkt nga Botërori 1938: fitorja kundër Francës me penallti në fazën e 1/8-ave ka ndalur një pritje që zgjaste 83 vite.

109 – Me dy golat e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e tretë të grupeve, Kristiano Ronaldo preku kuotën 109 realizime me Portugalin­ë dhe barazoi rekordin botëror të ish-sulmuesit iranian Ali Daei.

800 – Goli i zviceranit Haris Seferoviç që i dha avantazhin kombëtares së tij kundër Francës në 1/8-at, ishte ai numër 800 në historinë e Europianit. Austriaku Majkëll Gregoritsh kishte shënuar atë numër 700, holandezi Xhorxhinio Vajnaldum të 750-in.

 ??  ?? Ronaldo në këtë edicion arriti kuotën 109 gola ndërkombët­arë, duke barazuar Ali Daein
Ronaldo në këtë edicion arriti kuotën 109 gola ndërkombët­arë, duke barazuar Ali Daein
 ??  ?? Garda mbretërore mirëpret trofeun gjatë ceremonisë së finales
Garda mbretërore mirëpret trofeun gjatë ceremonisë së finales
 ??  ?? Dorëzimi i trofeut në hyrjen e fushës përpara ndeshjes
Dorëzimi i trofeut në hyrjen e fushës përpara ndeshjes
 ??  ?? Një 'pushtues' shqetësoi lojën në 'Wembley'
Një 'pushtues' shqetësoi lojën në 'Wembley'
 ??  ?? Aeronautik­a angleze mbi stadium
Aeronautik­a angleze mbi stadium
 ??  ?? Momentet spektakola­re nga ceremonia e finales
Momentet spektakola­re nga ceremonia e finales

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania