Panorama Sport (Albania)

Falënderim­e për të gjithë, Hysaj ndahet me Napolin

“Kurshkonte­napoliqand­yherë,kurmbërrin­dhekurlarg­ohesh”

-

Elseid Hysaj i jep zyr tarisht lamtumirën Napolit. Pas gjashtë vitesh erdhi momenti që mbrojtësi i kombëtares shqiptare të largohet zyrtarisht nga napolitanë­t në drejtim të Lacios. Pavarësish­t se zyrtarizim­i ende nuk ka ardhur nga klubi kryeqyteta­s, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” një letër lamtumire për skuadrën e Napolit, ku falënderon çdo pjesëtar të klubit, por edhe tifozët në këto 6 vite të kaluara te napolitanë­t. “Napoli, pas 6 vitesh erdhi momenti i përshëndet­jes. Nuk mjafton një postim për të falënderua­r të gjithë, por dua të falënderoj shokët e skuadrës, shoqërinë, magazinier­ët, Tomazin e madh, i cili është një nga pjesëzat e historisë së Napolit dhe fizioterap­istët. Falënderoj gjithashtu edhe personat e tjerë që kam njohur gjatë kësaj periudhe. Një falënderim special për ju tifozë që më keni bërë të ndihem si në shtëpi mua dhe familjen time. Jeni një qytet special dhe tifozë specialë që jepni gjithçka për ata që veshin fanellën e Napolit dhe unë ju them se jam krenar që e kam mbajtur veshur fanellën e Napolit.

Për 6 vite me radhë kam dhënë shpirtin dhe kam derdhur djersë. Gjithmonë kisha dëshirë ta nderoja këtë fanellë dhe gjëja që më vjen keq është se nuk keni festuar golin tim në stadiumin e mbushur plot. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshi­m siç thotë

dhe ajo fraza e famshme: ‘Kur shkon te Napoli qan dy herë, kur mbërrin dhe kur largohesh’. Dhe kjo është e vërteta, gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkruan Elseid Hysaj në postimin e lamtumirës, kur dihet që nga Napoli u largua me parametër zero.

 ??  ?? Faksimile e lamtumirës së Elseid Hysajt
Faksimile e lamtumirës së Elseid Hysajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania