Panorama Sport (Albania)

Parakalimi krenar në Romë, “Axurrët”: Jua kishim borxh, tani 4 vite festë

Matarela: Jam tifoz i Xhixhos, Spinacola me paterica...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Presidenti italian: Jam tifoz i Xhixhos, festimi me paterica i Spinacolës fenomenal

Fjalimi prekës i Kielinit: Ky trofe është për mikun tonë Davide Astori

Nga Del Piero te Toti falënderoj­në: Bravo “Axurrë”, ishit madhështor­ë

Bonuçi provokon anglezët: Tani duhet të hani më shumë pastashutë

Racizëm ndaj Sakas dhe Rashfordit, por “Tre Luanët” bënë festë pas humbjes

Një shkrim ironizues i anglezes “Daily Star” një ditë përpara finales së madhe titullohej: “Çfarë kanë bërë romakët për ne?” Por, teksa disa përgjigje ia patën dhënë ato në editoriali­n e tyre, romakët, më saktë italianët, ndërkohë bënë një festë të madhe dhe me përjashtim të anglezëve dje panë të gjithë kontinenti­n që t’u përulet fitores së tyre, së bashku me gjermanë, francezë e spanjollë. Pasi ngritën trofeun në Londër, dje ishte dita e festës së madhe në Romë, në tempullin e trashëgimi­së botërore historike, duke parakaluar me një tjetër objekt sa të vogël, aq edhe madhështor mes duarve të tyre, në një autobus të hapur, nën adhurimin e popullit të tyre. Italia kthehet triumfuese në kryeqytet dhe sigurisht që festa nuk mund të mungonte, ndonëse parakalimi ishte disi i kufizuar duke parë edhe pandeminë që përbën ende një rrezik të madh. Gjithsesi, edhe një orë me trofeun në duart e kapiten Kielinit dhe të gjithë skuadrës mjaftonte, pasi “Axurrët” mundën këdo që i doli përpara, me vuajtje, por edhe me grintën që i ka karakteriz­uar gjithmonë. Por, përpara se festa të shpërthent­e në Romë, siç e meritojnë “gladiatorë­t” e gjeneral Roberto Mançinit, pritja ceremonial­e shtetërore nuk mund të mungonte.

PRESIDENTI MATARELA - Vizita e parë ishte ajo në pallatin presidenci­al, ku i zoti i shtëpisë, Serxho Matarela, mirëpriti të gjithë “Axurrët”, por edhe finalistin e “Uimbëlldon­it”, tenistin Beretini që gjithashtu i shkoi fare pranë një tjetër triumfi të vështirë në tokën angleze, por u mposht nga serbi Xhokoviç. “Nuk mendoj se kam nevojë për të mbajtur një fjalim diplomatik, jo në këtë ditë. Ajo që dua të them është vetëm ‘faleminder­it’ këtyre djemve, trajnerit Mançini dhe stafit të tij, por edhe presidenti­t të federatës Gravina për emocionet e bukura që na dhuruan në ‘Uembli’. U dëfreva dhe e shijova pa masë mbrëmjen e të dielës nga tribuna dhe mbi të gjitha dua të falënderoj zotin Xhanluka Viali, i cili ishte ai që pasqyroi me pamje gjithçka ndodhi në këtë udhëtim tonin fantastik. Jam krenar për ju, por jam i bindur se e gjithë Italia është krenare për ju, duke parë këtë arritje madhështor­e që bëtë. Ju përqafova të gjithëve me radhë në avion, ndaj nuk ka nevojë që ta nis listën time të falënderim­eve edhe një herë nga e para, ndonëse festimin e Spinacolës me paterica është ai që nuk do të harroj kurrë në jetën time. Faleminder­it edhe një herë që na bëre krenar. Se mos harroj, ia kisha thënë ‘Xhoxhones’ (Donaruma) se jemi në duart e tua që në momentin e parë që zbarkova në ‘Uembli’ dhe ashtu ndodhi. Jam tifozi yt më i madh”, tha duke qeshur presidenti i Republikës së Italisë.

KRYEMINIST­RI DRAGI – Pas një gote shampanjë dhe normalisht edhe shumë fotove të çastit, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallatit presidenci­al, më pas italianët iu drejtuan kryeminist­risë, ku i priste Mario Dragi: “Besoj se falënderim­e keni marrë boll deri tani, por edhe unë dua ta bëj këtë, të gjithë atletëve tanë, të gjithë trajnerëve që janë këtu prezentë, por edhe stafit të federatës. Na bëtë të emocionohe­mi, të përlotemi, por në fund ia vlejti, pasi unë dhe e gjithë Italia festuam dhe përqafuam njëri-tjetrin. Sot (dje), futbolli ynë nuk shkroi vetëm një kapitull të ri të karrierës suaj, por të gjithë kombit tonë. Vrapimet, pasimet, golat dhe pritjet tuaja ishin mesazhi i fortë që ne i dërguam të gjithë Europës. Falë jush kam marrë mesazhe urimi nga e gjithë bota. Ma bëtë ditën shumë të bukur, edhe pse nuk zbrita unë në fushë. Jam krenar që jam këtu para jush, jam krenar që bëtë Italinë dhe veten tuaj krenarë në Europë dhe botë”, ishte fjalimi i kreut të qeverisë italiane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Trofeu mbi autobusin e hapur në rrugët e Romës
Trofeu mbi autobusin e hapur në rrugët e Romës
 ??  ?? Kapiteni Kielini me kurorë në kokë dhe me trofeun, gjatë një ndalese paksekondë­she në rrugët e kryeqyteti­t
Kapiteni Kielini me kurorë në kokë dhe me trofeun, gjatë një ndalese paksekondë­she në rrugët e kryeqyteti­t
 ??  ?? Kryeminist­ri Dragi me trofeun
Kryeminist­ri Dragi me trofeun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania