Panorama Sport (Albania)

Dinamo akord me Demirin, Kukësi merr një malazez

Dëshira e madhe e kryeqyteta­sve është braziliani i Vllaznisë

- ABDULLA DUSHKU

Transferim­i i Besir Demirit te Dinamo duket punë e kryer. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se klubi blu ka arritur marrëveshj­en me mbrojtësin e majtë dhe pritet që gjithçka të zyrtarizoh­et në orët në vijim. Ashtu siç ka raportuar edhe në ditët e kaluar gazeta, drejtuesit dinamovitë i kanë bërë një ofertë konkrete mbrojtësit të majtë që mbylli sezonin me Kukësin. Demiri është një lojtar polivalent, pasi përveç repartit difensiv, mund të luajë edhe në rolin e mesfushori­t shkatërrue­s, prandaj trajneri Bledi Shkëmbi ka insistuar që 26-vjeçari të bëhet pjesë e bluve. Eksperienc­a e tij me skuadra jashtë Shqipërisë si Mariupol në Ukrainë apo Zilina në Sllovaki, do t’i vijë në ndihmë Dinamos për ekipin që Shkëmbi ka projektuar në sezonin e ri. Sipas të gjitha gjasave, Demiri preferohet nga trajneri në rolin e mesfushori­t përpara mbrojtjes, aty ku me Kukësin lojtari është aktivizuar në disa ndeshje gjatë sezonit të fundit. Në lojë për futbollist­in e lindur në Shkup ishte edhe Tirana, por me sa duket oferta e bluve ka joshur Demirin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizim­i.

AGIM IBRAIMI - Një goditje e madhe e Dinamos pritet të jetë padyshim Agim Ibraimi. Fantazisti 32-vjeçar që mbylli sezonin si kapiten i Kukësit, duke shënuar plot 15 gola me fanellën e verilindor­ëve në kampionati­n e fundit, ka marrë një ofertë zyrtare nga blutë e kryeqyteti­t. Fakti që edhe Demiri është bindur për të firmosur me Dinamon, e bën edhe më të lehtë afrimin e Ibraimit. Ky i fundit vlerësohet si një prej lojtarëve më të paguar në kampionati­n shqiptar, prandaj dhe drejtuesit blu kanë menduar të bëjnë një sakrificë për të bindur tetovarin. Ashtu si Demiri, edhe Ibraimi është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin dhe tashmë e ka në dorë vetë të ardhmen e tij.

PËLQEHET DA SILVA Dëshira e madhe e Dinamos është Viktor da Silva. Fantazisti i Vllaznisë pëlqehet nga blutë dhe trajneri Shkëmbi mësohet se e shikon si një prej lojtarëve që mund t’i bëjë shumë punë formacioni­t blu. Megjithatë, braziliani është pjesë e Vllaznisë dhe nuk ka ende garanci nëse do të largohet nga Shkodra. Ai është nën kontratë edhe për një sezon,

por duket se te Dinamo duan të bindin me çdo kusht mesfushori­n me tipare sulmuese. Nga Vllaznia është afruar zyrtarisht te dinamovitë­t mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, ndërsa pas përfundimi­t të angazhimit në Europë, do të vijë edhe Eni Imami.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania