Panorama Sport (Albania)

Mançini: Presidenti ishte tifozi ynë i parë, ia kishim borxh Italisë

Trajneri: Deri në Europianin e ardhshëm do të kemi 4 vite festë

-

“Jemi sot këtu më krenarë se kurrë, por ne nuk jemi përfaqësue­sit e futbollit, përfaqësoj­më triumfin italian, ndaj donim me vete në këtë udhëtim dhe Mateo Beretinin (finalistin tjetër në Londër, në tenis kundër serbit Novak Xhokoviç, në ‘Uimbëlldon’. Përpara finales sonë vuajtëm për Mateon, por ashtu si ne, të cilëve na u desh pak kohë që të ringrihesh­im, jam i bindur se dhe Beretini do të kthehet shpejt në Londër dhe do ta fitojë edhe ai ‘Uimbëlldon­in’. Jemi të gjithë italianë dhe të lumtur që bëmë të lumtur vendin tonë”. Ishte kjo fjala hyrëse e trajnerit Roberto Mançini, në pritjen që iu bë përfaqësue­ses së tij në pallatin presidenci­al. “Që në fillim na u bënë shumë krahasime me Italinë e vitit 1982 që fitoi Botërorin dhe mendoj se kush pati këtë intuitë, kishte të drejtë. Ashtu si atëherë, presidenti i vendit (Serxho Matarela) ishte tifozi ynë i parë dhe e shijuam shumë kthimin për në Itali. Prandaj e falënderoj­më presidenti­n Matarela që na u gjend pranë dhe që na ftoi dhe nderoi në shtëpinë e tij. Por, falënderim­in më të madh dua t’ua dërgoj tifozëve tanë, italianëve brenda dhe jashtë kufijve, të gjithë atyre që na mbështetën në Londër, në Mynih, në Firence dhe në Romë. Më në fund, ky vend rikthehet të festojë pas një periudhe shumë të errët. Dhe ne jemi njerëzit më krenarë që ia sollëm festën dhe emocionet Italisë, duke rishkruar një tjetër kapitull të rëndësishë­m të sportit, futbollit tonë. Mendoj se pas gjithë makthit që pamë gjatë pandemisë, duke qenë më të goditurit në Europë, ia kishim borxh një lumturi të tillë kombit tonë. Dhe tani, deri në Europianin e ardhshëm na presin 4 vite festë”, mbylli fjalën e tij trajneri Roberto Mançini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania