Panorama Sport (Albania)

Kielini: Trofeu, për Astorin

“Askush s’di të krijojë grup si ne, ndaj derdhim gjak kur atdheu thërret”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi ishin lojtarët më të ndjekur në rrjetet sociale, me foton e tyre në krevat dhe me kupën në me, e cila rezultoi më e shpërndara në ueb. Por dje, përveç festës në Romë me tifozët ishte momenti edhe për fjalë të sinqerta, të ndiera, si ato që kapiteni i “Axurrëve” shprehu në pritjen e bërë në pallatin presidenci­al. “I dashur president, ju falënderoj në emër të skuadrës, pasi prezenca juaj në Londër ishte një gjest i rëndësishë­m. Prandaj, këtë fitore jua dedikojmë e ju dhe dhjetëra milionëve italianë brenda dhe jashtë kufijve, të cilët në asnjë moment nuk na bënë të ndiheshim vetëm në këtë udhëtim fantastik. E di gjithashtu se ky delegacion nuk është i plotë sot, pasi shumë shokë tanët në këto tri vite që kemi hapur këtë cikël të ri duhej të ishin prezent, por pa i mbetur qejfi askujt, mendoj se mungon njëri më shumë se kushdo tjetër. Po flas për Davide Astorin (ish-mbrojtësi i Fiorentinë­s dhe i Kombëtares së Italisë u gjet i vdekur në dhomën personale, në qendrën stërvitore vjollcë, më datë 4 mars 2018)... Do ta kishim dashur Astorin përkrah nesh, ndonëse garantoj në emër të grupit se gjithmonë ka qenë pjesë në mendimet dhe në zemrën tonë. Ky është një grup që asnjëherë nuk është stepur në

momentet e vështirësi­së, përkundraz­i kemi mbështetur dhe inkurajuar njëri-tjetrin për interesin e skuadrës, asnjëherë të individit. Dhe nëse sot jemi këtu, me trofeun në duar, kjo nuk ndodhi vetëm si rrjedhojë e asaj penalltie më shumë që dërguam në portën e Anglisë, por sepse transformu­am një ndjenjë të madhe, duke futur mes saj shoqërinë, një prej ndjenjave

më të bukura të jetës. Por, në të njëjtën kohë, nëse sot na mungojnë disa shokë, jemi shumë të lumtur që kemi një tjetër të shtuar, një pjesë e delegacion­it tonë, i cili na bëri të ëndërrojmë përpara se të zbrisnim ne në fushë. Mateo (Beretini, tenisti finalist kundër Xhokoviçit) bëri tifozllëk për ne, siç bëmë ne tifozllëk për atë. Prandaj, e vetmja gjë që

dua t’i them është që të mos dorëzohet kurrë. Je vëllai ynë i shtuar i këtij grupi, pasi me krenari e them se askush nuk di të krijojë grup si ne dhe ndoshta askush tjetër nuk di që në momentet më të vështira, kur atdheu dhe populli ynë thërret, ne të zbresim në fushë dhe të derdhim gjak. Jemi krenarë që jemi italianë”, përfundoi fjalimin e tij Kielini.

 ??  ?? Bonuçi dhe Kielini në krevat me kupën: Qetë, do flejë shumë e sigurt. E mbrojmë unë dhe Xhorxho, ishte postimi epik i Leonardos pas fitores së Europianit
Bonuçi dhe Kielini në krevat me kupën: Qetë, do flejë shumë e sigurt. E mbrojmë unë dhe Xhorxho, ishte postimi epik i Leonardos pas fitores së Europianit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania