Panorama Sport (Albania)

Bonuçi nuk ngopet ndaj anglezëve: Hani më shumë pastashuta

“Sa bukur të shihje 58 mijë vetë të iknin para medaljeve”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Jemi një legjendë dhe unë jam i lumtur që shënova këtë gol historik. E ndienim që në ditën e parë të grumbullim­it në Sardenjë se brenda këtij grupi kishte diçka magjike, por asnjëherë nuk shkuam përtej kësaj, pasi çdo centimetër duhet të fitonim në fushë, jo si disa të tjerë”. Ishin këto fjalët e para të Leonardo Bonuçit pas fitores në Londër, ku dallohet qartë thumbimi ndaj të zotëve të shtëpisë, të cilët në fund u larguan mes lotëve nga “Wembley”. Autori i golit të barazimit për Italinë më pas nuk u ndal një sekondë me postimin e vazhdueshë­m të videove, jo vetëm përpara kamerave në stadiume, por edhe “story”-ve live në “Instagram”, ku vazhdonte të këndonte “I’ts coming Rome”. Gjithsesi, as kjo nuk mjaftoi, pasi thumbimi vazhdoi edhe mëngjesin e djeshëm, në hotelin që kishin zgjedhur për t’u akomoduar në Romë, pas rikthimit nga Londra, teksa në rrjetet sociale të mbrojtësit juventin postohej fotoja e tij duke konsumuar mëngjesin përkrah trofeut të Europianit. “Hani më shumë pastashuta anglezë, se ju bën mirë”, lexohet në buzët e Bonuçit teksa flet me disa prej shokëve të tij përreth tavolinës, një tjetër ironi kjo drejtuar anglezëve, ndërsa përpara se të niseshin drejt pallatit presidenci­al, heroi i Londrës vazhdoi që të shtynte gishtin thellë në plagën e “Tre Luanëve” dhe kujtdo prej anglezëve të lënduar pas dështimit të madh: “Emocioni më i bukur i finales së djeshme (të së dielës) është kur pashë 58 mijë anglezë që u larguan menjëherë pas penalltive. Pasi na dërrmuan me vërshëllim­a e ofendime gjatë gjithë ndeshjes, ishte fantastike t’i shihje se sa nxitonin për të lënë shkallët e ‘Wembley’-t, duke mos pritur as ceremoninë e medaljeve të atyre për të cilët bënin tifozllëk. Këtë imazh do ta mbaj gjithmonë me vete, ashtu sikurse imazhin e atyre pak italianëve që lejuan në stadium, të cilët vazhduan të bëjnë festë edhe disa orë, pasi ndeshja kishte mbaruar së bashku me ne që dilnim t’i përshëndes­nim”, deklaroi Bonuçi.

 ??  ?? Bonuçi konsumon mëngjesin me kupën përkrah
Bonuçi konsumon mëngjesin me kupën përkrah
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania