Panorama Sport (Albania)

Festë “topless”, përdhunime, qindra të plagosur dhe një i vdekur gjatë natës

-

Mund të kuptohej që një pritje 53-vjeçare për trofeun e Europianit mund të sillte një eufori shumë të madhe në radhët e italianëve, ndonëse nga trofe i fundit i rëndësishë­m ka kaluar shumë më pak kohë, duke qenë se ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2006. Por, me sa duket, shthurja ka shkuar edhe shumë më tej pritshmëri­ve, me forcat e rendit në qytete të ndryshme, të cilat e kanë pasur të vështirë të parandaloj­në mjaft shfaqje të pakëndshme, ndonëse festa nuk ka qenë kudo e rrezikshme apo jashtë standardev­e. Gjithsesi, më shumë sesa policia, ai që ka vuajtur mbrëmjen e së dielës ka qenë shërbimi i ambulancav­e, ku telefonata­t për persona në gjendje të fikëti nga alkooli i tepruar ka qenë shqetësimi më i madh. Ndërkohë, nuk kanë munguar as plagosjet, teksa në të gjithë Italinë raportohet për afro 150-170 të tilla. Zona më problemati­ke ka qenë Milanoja, me 15 plagosje, nga të cilat 3 në gjendje të rëndë. Por, fatkeqësit­ë më të mëdha janë raportuar në Alesandria, ku është raportuar edhe i vdekuri i vetëm (plus 4 të plagosur), pas një aksidenti ballor automobili­stik që ka përfshirë dy makina. Plagosje të rënda pas disa sherreve me thika ka pasur në Empoli, por edhe në Kazerta, ndërsa në Xhenova është denoncuar një përdhunim. Sipas burimeve italiane, një 34-vjeçar pakistanez ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçareje dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, xhiro nëpër rrjetet sociale kanë bërë edhe shumë skena, ku mjaft vajza, ndoshta nën dozën e lartë të alkoolit, kanë parakaluar “topless” në makina, ndonëse ato janë ndaluar dhe gjobitur nga policia në Romë dhe në Milano. Për sa u përket forcave të rendit, nuk raportohen plagosje, pavarësish­t se lëndimet e vogla nuk kanë munguar.

 ??  ?? Edhe një traktor në qytet për festën e Italisë
Edhe një traktor në qytet për festën e Italisë
 ??  ?? Tifozja italiane zhvishet pas fitores
Tifozja italiane zhvishet pas fitores
 ??  ?? Festimet në një nga sheshet e Milanos
Festimet në një nga sheshet e Milanos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania