Panorama Sport (Albania)

Suksesi pas punës së Mançinit, ja të besuarit e trajnerit

-

Roberto Mançini është, për italianët, trajneri i historisë, megjithatë pas tij (madje përkrah) qëndrojnë profesioni­stë të mëdhenj dhe mbi të gjitha miq, me të cilët ka ndarë pjesë të mëdha të karrierës së tij. Duke nisur nga “binjaku” i tij i golit. Viali, Oriali, Salsano, Lombardo, De Rosi… Mes besnikëve dhe afrimeve të reja, të gjithë janë miq të mëdhenj të Robertos: këtu lind grupi i madh i kombëtares italiane.

XHANLUKA VIALI – Është kreu i delegacion­it, një udhëheqës për skuadrën dhe “këshilltar­i” i parë i Mançinit. Profil ndërkombët­ar dhe i mirënjohur nga të gjithë. Të gjithë sigurojnë që në suksesin e Europianit qëndron edhe firma e tij. Një shembull.

GABRIELE ORIALI (MENAXHER) – Përflitet shumë pak, në kombëtare po ashtu si tek Interi, por Oriali është gjithmonë prezent: ndihmon trajnerët, gëzon me ta, i menaxhon në momentet e nervozizmi­t me arbitrat, një lloj “engjëlli mbrojtës”, por edhe fatsjellës.

DANIELE DE ROSI (ASISTENT) – Kampion i Europës U-21 në vitin 2004 në Gjermani, kampion bote me atë të madhen dy vite më pas (sërish në Gjermani), një bronz në Lojërat Olimpike “Athinë 2004”. Tani suksesi i radhës jo si lojtar: shpresa për italianët është që të jetë i pari i një serie të gjatë.

ALBERIKO EVANI (ASISTENT) – Me Milanin fitoi gjithçka si trajner, pra me suksese të tilla është mësuar. Por, me siguri, fitorja e Europianit me xhaketë dhe kravatë i ka krijuar një ndjesi të veçantë. E ka asistent teknik që nga maji i 2018-ës.

ATILIO LOMBARDO (ASISTENT) - I njëjti rol për një tjetër mik të madh të Robertos: janë së bashku që nga viti 2010 te Mançester Siti, më pas bashkëpunu­an edhe te Gallatasar­aji për t’u gjetur me fanellën “axurre” pas eksperienc­ave te Shalke 04 dhe Torino.

XHULIO NUÇARI (ASISTENT) – Tjetër besnik i Mançinit, me të cilin ka punuar në dy aventurat tek Interi (2004-2008 dhe 2014-2016) dhe te Lacio. Gjithmonë si përgatitës i portierëve. Rol që nuk mbulon në kombëtare, ku është rikthyer të punojë pas dy vitesh pushim.

FAUSTO SALSANO (ASISTENT) – Nga viti 2004 e deri më sot është “hija” e Mançinit: Inter, Mançester Siti, sërish Interi, Zenit dhe kombëtarja.

TË TJERËT – Xhani Vio (bashkëpunë­tor teknik), Masimo Batara (përgatitës i portierëve), Andrea Shanavino dhe Klaudio Donateli (përgatitës atletikë), Antonio Galjardi dhe Simone Kontran (analistë), Marko Skarpa dhe Mauro Sandreani (vëzhgues), Andrea Ferreti, Karmine Kostabile, Francesco Çukaro (mjekë), Mateo Pinçela (dietolog), Mauricio Fagorci, Emanuele Randeli, Fabricio Skalci dhe Luka Lashafari (fizioterap­istë), Valter Martineli (osteopat), Emiliano Koci (sekretar).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania