Panorama Sport (Albania)

Fitoi futbolli “mançinian”, Italia na habiti të gjithëve

- Nga KLAUDIO RANIERI

Urime të gjithëve! Bëmë futbollin e predikuar nga Mançini dhe fituam Europianin. Të gjithë u treguan madhështor­ë, por Donaruma ishte gjigant dhe më duket i destinuar për t’u bërë ndër më të mirët në botë. Kam një jetë në këtë sport, por të dielën ndjeva drithërima.

Vuajtëm vetëm në minutat e para. E pësuam shumë shpejt golin, por u munduam të futemi në lojë pavarësish­t se u përfshimë konkretish­t vetëm në fundin e pjesës së parë. Që nga fraksioni i dytë rritja jonë ishte e dukshme. E mbyllëm Anglinë në gjysmëfush­ën e saj, e dominuam atë, e nuk e lejuam kurrë të bëhej e rrezikshme. Një performanc­ë mbresëlënë­se, e kryer me autoritet e për më tepër në shtëpinë e tyre. Gjithçka me guxim dhe inteligjen­cë pa hequr dorë nga taktika që na ka dalluar gjithmonë. Mund dhe duhet ta kishim mbyllur bisedën me lojë, por edhe nga pika e bardhë nuk duket keq.

VLERËSIM TEKNIK - Më pëlqeu shumë larmia e zgjidhjeve taktike që ofruam në turne. Zakonisht, një trajner e nis dhe e përfundon njëlloj, por mua më duket bukur edhe me alternativ­a. Besnikë të lojës tonë u munduam që me korrigjime të vogla të nxirrnin nga gjeometrit­ë rivalin. Skuadra tregoi zotësi dhe zgjidhje të shumta brenda së njëjtës ndeshje. Jo vetëm ndaj Anglisë, por gjatë gjithë Europianit. Kjo do të thotë që kemi bagazh, e madje të kompletuar, sepse futbolli përbëhet nga pasuri e ideve dhe skenarët e ndryshëm. Italia ishte cilësore, por lart ishin edhe dy gjysmëfina­listet e tjera: Spanja dhe Danimarka. Zvicra më habiti, por jo Petkoviçi i cili gjithmonë ka punuar mirë. Duke luajtur në një grup të vështirë, Xhaka me shokë bënë figurën e tyre dinjitoze.

ZHGËNJIMET - Franca më ka habitur negativish­t, ashtu si edhe Portugalia që vinte si kampionë në fuqi. Edhe Gjermaninë do ta qortojë, por kanë justifikim­in se u përballën me Anglinë në momentin e saj më të mirë. Duke u rikthyer te Franca, mendoj se paguan mediokrite­tin e paraqitjev­e të Mbapesë. Benzema e bëri detyrën, ndërkohë që Belgjikën e lehtëson fakti që u përball me Italinë, e cila na habiti edhe ne italianët e jo më të tjerët.

LOJTARË NË VITRINË – Meritojnë vëmendje shumë djem, por do të veçoja Olmon e Pedrin, pa harruar Lokatelin që mundet vetëm të përmirësoh­et. Saka m’u duk fantastik, por nëse duhet të veçoj dikë, atëherë zgjedh Damsgardin. Vetëm 21 vjeç dhe zëvendësoi pa problem një lojtar ikonik si Erikseni. Vërtet e kam pasur te Sampdoria, por betohem që nuk ka hatër në vlerësimin tim.

ARBITRAT – Nevojitej më tepër ndërhyrje nga VAR-I në disa raste, sepse nëse e kemi teknologji­në, ka një arsye që është ajo e pakësimit të gabimeve. Në tërësi, gjithsesi, do të thoja se Europiani ka qenë korrekt dhe lojtarët i kanë ndihmuar arbitrat. Nuk më duket e paktë, sepse një turne i tillë meriton sjellje të përshtatsh­me nga ana e të gjithëve.

FORMULA E TURNEUT - Nuk më pëlqente harta e udhëtimeve. Ka ekipe që kanë udhëtuar më shumë, të tjerët më pak. Më pëlqen që gjithçka është e përqendrua­r në një vend dhe të këtë barazi kushtesh për këdo. Edhe kur është organizuar në dy shtete nuk kam qenë dakord, e lëre më me formatin aktual, por për fat të mirë UEFA nuk duket e gatshme ta përsërisë atë që mua më duket një gabim trashanik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania