Panorama Sport (Albania)

Spinacola një “shigjetë”, Zhorzhinjo maratonoma­ku

Sterling dehës me topin në këmbë, Pedri mjeshtri i pasimeve

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Cili ishte lojtari më i shpejtë, përshkoi më shumë distancë, krosoi apo sulmoi më shumë në “Euro 2020”? Statistika­t e “Volkswagen Mobility” ofrojnë një këndvështr­im të veçantë të 51 ndeshjeve të Europianit.

DISTANCA E PËRSHKUAR (KM) – Asnjë lojtar (përjashtua­r portierët) nuk luajti më shumë minuta sesa Zhorzhinjo. Metronomi italian përshkoi më shumë km se çdo lojtar tjetër (86.61 km) dhe lë pas Filipsin e Anglisë. Por në “top 3” është edhe Pedri, sulmuesi 18-vjeçar i Spanjës.

DISTANCA ME TOP (KM) - Statistika­t tregojnë se skuadra e Enrikes ka 3 lojtarë të saj në “top 5” me topin në këmbë, pavarësish­t se u eliminua në gjysmëfina­le. Ndërsa Zhorzhinjo përshkoi 7.73 km më shumë se futbollist­i i dytë italian në listë, Lorenco Insinje (vendi i 11-të).

SHPEJTËSIA MAKSIMALE (KM/H) – Sa i përket shpejtësis­ë, hungarezi Nego dhe mbrojtësi i majtë i Italisë, Spinacola, ishin shigjetat e këtij Europiani, pavarësish­t se do të kishim një fotofinish për të nxjerrë fituesin mes 6 të parëve në një sprint 100-metërshi. Në total, ka 13 lojtarë që arritën një shpejtësi më të lartë se 33 km/ h. Kieza (31.7 km/h) dhe Uoker (31.3 km/h) ishin dy lojtarët më të shpejtë të finales.

SPRINTERËT – Nga 298 sprintet në total të Sterlingut, 63 ai i bëri në gjysmëfina­le, shifra më e lartë për çdo futbollist në 4 ndeshjet e fundit. 50 sprinte sulmuesi i Anglisë i bëri në finale. Mbrojtësi i majtë i Atalantës, Mehle, ishte një nga armët e Danimarkës dhe kishte 29 shpërthime më shumë sesa Sterling përpara finales.

PASIMET KYÇE – Pasimet e sakta të Pedrit janë një nga

karakteris­tikat e lojës së 18vjeçarit (31). Në finale, rekordmeni ishte Insinje (19), pavarësish­t se Barela (16), Verrati (15) dhe Maunt (16) nuk mbetën shumë larg.

DRIBLIMET – Rio Ferdinand tha se asnjë lojtar nuk ka dëshirën e Sterlingut për të

krijuar kaos sa herë ka topin. 9 nga 22 driblimet e yllit të Anglisë u bënë në gjysmëfina­le dhe 4 ndaj Italisë në finale.

KROSIMET – Europiani i Skocisë përfundoi shpejt, por jo për sa i përket numrit të krosimeve që kapiteni Robertson hodhi për shokët e tij (12).

INKURSIONE – Pedri ishte i pari deri në finale me 27 inkursione në 1/3-at e fushës kundërshta­re, ndërsa Verrati ishte si një tren ekspres në finale, me 13 inkursione në 1/3-at e fushës. Nuk ishte çudi që Mançini e zëvendësoi me Lokatelin në fillim

të kohës shtesë.

DEPËRTIME NË ZONË – Asnjë lojtar nuk e mori topin në zonën kundërshta­re sa Insinje (16) në këtë Europian dhe Anglia mori frymë pas zëvendësim­it të tij pas 90 minutash, por Sterling nuk renditet larg italianit (15).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania