Panorama Sport (Albania)

Humbën penalltitë, tifozët sulmojnë tre futbollist­ët

Reagon Xhonson: Këto sjellje janë të patolerues­hme

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Anglezët nuk gjejnë paqe pas humbjes së finales së Europianit dhe menjëherë pas përfundimi­t të sfidës kundër Italisë gjetën “fajtorët”. Shumë fansa u kapën menjëherë me tre lojtarët që humbën 11metërsha­t: Rashford, Sanço dhe Saka. Për ta ka pasur fyerje dhe sulme raciste, të cilat kanë ngjallur një reagim të madh nga e gjithë bota e futbollit dhe politika në Britaninë e Madhe. Federata e Futbollit dhe kryeminist­ri Boris Xhonson i kritikuan me dhunë këto sulme raciste kundrejt disa futbollist­ëve. Është hapur gjithashtu edhe një hetim dhe institucio­net janë vënë në lëvizje.

SULMET- Vetëm pak orë pas përfundimi­t të ndeshjes, federata denoncoi sjellje të pahijshme nga ana e disa tifozëve në rrjetet sociale dhe i ka kërkuar policisë ndëshkime shembullor­e. Paraditen e djeshme ishte kryeminist­ri britanik, i cili reagoi ashpër për këtë gjë. “Këta lojtarë meritojnë të trajtohen si heronj dhe jo të marrin ofendime raciste në rrjetet sociale. Përgjegjës­it e kësaj historie duhet të ndihen të ofenduar dhe të turpëruar”, shkroi Xhonson. Edhe nga deputeti laburist, Dejvid Lami, erdhi një reagim në rrjet kundër këtyre ofendimeve që i ishin drejtuar Rashfordit, Sanços dhe Sakas. “Ky është motivi për të cilin ne ulemi në gjunjë përpara çdo ndeshjeje. Ne lutemi për një të ardhme më të mirë, të denjë dhe për vlera. Lutemi për të bukurën dhe respektin që duhet të ketë çdo lojtar anglez”, shkroi ai.

KOMBËTARJA- Lojtarët nuk e kanë komentuar këtë moment, por sajti zyrtar i kombëtares angleze shkroi: “Jemi të zhgënjyer që disa pjesëtarë të stafit tonë kanë qenë objekt i abuzimeve dhe i diskrimini­meve ‘online’”. Edhe princi Uilliam ka denoncuar me forcë këto sjellje të tifozëve. “Është e papranuesh­me që disa lojtarë duhet të jenë në qendër të këtyre sulmeve. Këto episode duhet të qëndrojnë larg futbollit, por edhe larg jetës. Ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen”, tha ai.

MURALJA- Një murale e Markus Rashfordit u prish dhe u shkarravit në Mançester pas humbjes së Anglisë kundër Italisë, ku sulmuesi i skuadrës humbi një nga penalltitë vendimtare. Ishte realizuar një fotografi e madhe në nder të tij, por edhe ajo nuk i mbijetoi dot urrejtjes dhe dhunës së tifozëve të dëshpëruar që pas ndeshjes mendonin se muri ishte fajtori për humbjen kundër Italisë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania