Panorama Sport (Albania)

Ku ishte Shou, ku ishte Stons, ku ishte Sterling?

- Nga ZHOZE MURINJO

Në këtë situatë, ku ishte Rahim Sterling? Ku ishte Xhon Stons? Ku ishte Ljuk Shou? Përse nuk qëndruan Xhordan Henderson ose Kajl Uoker në fushë? Unë mendoj se është shumë për një fëmijë që të ketë gjithçka mbi shpatullat e tij në këtë moment. Por, nuk e di, duhet t’ia bëj këtë pyetje Garetit, sepse shumë herë ndodh që lojtarët që duhet të jenë atje, nuk janë atje. Lojtarët që duhet të paraqiten përballë pikës së bardhë, vrapojnë nga përgjegjës­itë e tyre. Dhe duke qenë se unë e di që Garet është një djalë shumë i ndershëm dhe shumë protektiv me futbollist­ët e tij. Nuk mendoj se ai do të pranonte se “Lojtar A apo Lojtari B”, vrapoi nga përgjegjës­itë apo u fsheh apo do të pranonte se ata nuk ishin gati për të ekzekutuar një penallti. Mos më pyesni se cili, sepse unë nuk do t’ua them, por më është thënë me 100% siguri se një futbollist që mund të ishte në këtë skuadër nuk ishte pjesë e saj dhe një nga arsyet ishte se në gjysmëfina­len e Kupës së Botës 2018, ai duhet të kishte goditur një penallti, por kishte refuzuar. Në të vërtetë, ishte shumë, shumë e vështirë për Markus Rashfordin dhe Xhejdën Sançon që të ekzekutoni­n një penallti pas vetëm një prekje topi. Por për Sakën, të kesh fatin e një vendi mbi shpatulla, mendoj se është shumë. Ne mund të flasim për ditët e shkuara dhe se sa të shkëlqyer ata ishin në ekzekutimi­n e penalltive. Por, problemi me penalltitë është se një gjë është t’i godasësh ato në stërvitje dhe një tjetër gjë në ndeshje. Dhe për këto situata nuk ka mënyrë për t’i ushtruar siç duhet, sepse ti nuk mund të stërvitesh me presion të vërtetë. Është diçka që e ndien vetëm në atë moment. I gjori Saka, më vjen shumë keq për të. Për mua, lojtari i turneut ishte Kajl Uoker. Mendoj se Kajl ishte fenomenal. Nga minuta e parë e kompeticio­nit deri në momentin që u zëvendësua në finale, ai ishte fenomenal. Ai mbulonte qendërmbro­jtësit në skuadrën kundërshta­re. Nuk mbaj mend të ketë humbur një duel të vetëm. Ai nuk sulmoi sa bën zakonisht me klubin e tij, për shkak të pikëpamjes së një strategjie, por kur unë e quaj një lojtar bishë, është kompliment­i më i mirë që mund t’i bëj një futbollist­i. Kajl Uoker, absolutish­t një bishë, fenomenal, nga minuta e parë tek e fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania