Panorama Sport (Albania)

Polemikat për penalltitë, Grilish: S’e refuzova goditjen

“Unë doja të ekzekutoja, ishte një vendim i trajnerit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Roi Kin e kritikoi pse nuk u shfaq për të goditur një nga 5 penalltitë kundër Italisë në finale, por Xhek Grilish, me sa duket, do ta kishte marrë me dëshirë përsipër ekzekutimi­n e tyre nëse trajneri do t’ia kishte kërkuar. “Unë doja të godisja”, shpjegoi fantazisti i Aston Vilës përmes një reagimi në rrjetet sociale. “Trajneri mori vendime të mira gjatë Europianit dhe kështu bëri edhe kundër Italisë, por mos thoni se unë nuk doja që të godisja”.

GARET, PSE? – Atëherë pyetja që vazhdon t’i bëhet Garet Sauthgejti­t, trajnerit të Anglisë, është se përse ai preferoi të dërgonte te pika e bardhë Sançon dhe Rashfordin, të cilët hynë pikërisht për këtë qëllim në fund të kohës shtesë, dhe të riun Saka, më shumë sesa Grilish dhe Sterling? Nga pamjet televizive që inkuadruan trajnerin pak minuta përpara se të niste ekzekutimi i penalltive, Sauthgejt u shfaq duke folur si me Grilishin ashtu edhe me Filipsin. Në përshtypje­n e parë, dukej sikur që të dy lojtarët pohuan me kokë disponuesh­mërinë për të goditur penalltitë. Por në fund, asnjëri nga të dy nuk u shfaq përballë Donarumës në 5 goditjet e para. “Nëse je Sterling dhe Grilish, nuk mund të ulesh atje dhe të presësh nga një djalë i ri si Saka që ta godasë penalltinë përpara teje, nuk mundesh. Nuk mund të lësh një 19-vjeçar të ndrojtur që të shkojë atje përpara teje. Ata kanë më shumë përvojë. Sterling ka fituar trofe, ata duhet të dilnin përpara Sakës”, kritikoi Roi Kin në “ITV”, ish-kapiteni i Irlandës dhe Mançester Junajtidit. Edhe Geri Nevil, ish-mbrojtësi i “Tre Luanëve” dhe “Djajve të Kuq”, ishte në të njëjtën linjë me kolegun e tij: “Kur pamë Sakën që shkoi të godiste, ndoshta do të kishim pritur për të parë Grilish apo Sterling”. Sigurisht që Sauthgejt e shpjegoi versionin e tij pas finales: “Kjo është përgjegjës­ia ime. E zgjodha unë se kush do të godiste. Dhe u thashë atyre se askush nuk është vetëm në këtë situatë. Fitohet dhe humbet së bashku, si një skuadër, edhe me penallti. Ato ishin përgjegjës­i e imja”. Sigurisht që ka edhe nga ata si Zhoze Murinjo, që nuk i besojnë fjalëve të trajnerit, i cili në një rast të tillë, sipas portugezit është duke justifikua­r ndonjë nga lojtarët e tij, i cili nuk pati guximin për të ekzekutuar penalltitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania