Panorama Sport (Albania)

Pikford do të godiste penalltinë e vdekjes, Sauthgejt: Dua të jem në Katar

Nëse Saka nuk do të kishte gabuar, do të ekzekutont­e edhe portieri

-

Xhordan Pikford ishte në listën e Anglisë për të goditur një penallti në finalen kundër Italisë në “Wembley” dhe do të ishte ekzekutues­i i gjashtë i “Tre Luanëve”. Herri Kejn dhe Herri Meguajër ekzekutuan saktë dy penalltitë e para të ishullorëv­e të dielën, përpara se Markus Rashford (goditi shtyllën) dhe Xhejdën Sanço dhe Bukajo Sakaa (ua priti Donaruma) nuk i dhanë mundësi portierit të Anglisë për t’u shfaqur edhe ai përballë Donarumës. Sauthgejt u kritikua shumë për përzgjedhj­en e ekzekutues­ve të 11-metërshave të skuadrës së tij, ku aktivizoi dy lojtarë në fund të ndeshjes (Rashford dhe Sanço) për këtë qëllim dhe që të dy ata u treguan të pasaktë. Ai e mori vetë përgjegjës­inë për përzgjedhj­en e emrave të penalltive, duke thënë se ishte programuar që përpara

ndeshjes se kush do të shfaqej në pikën e bardhë në rast se finalja do të përfundont­e barazim. Trajneri mori në mbrojtje Rashfordin, Sançon dhe Sakën, të cilët u bënë objekt fyerjesh raciste nga tifozët anglezë, ndërsa tha se ai dëshiron të jetë në stolin e kombëtares edhe në Botërorin e vitit 2022 në Katar: “Për disa prej lojtarëve që janë abuzuar, është me të vërtetë e pafalshme. Unë e di se disa prej këtyre fyerjeve kanë ardhur nga jashtë dhe njerëzit që merren me këtë punë mund ta shpjegojnë. Kombëtarja i përfaqëson të gjithë dhe ky unitet duhet të vazhdojë. Ne e kemi treguar forcën e vendit tonë kur jemi të bashkuar. Rinovimi im?

Unë nuk mendoj se është koha e përshtatsh­me për të menduar për të. Ne duhet të kualifikoh­emi në Katar. Më duhet kohë për të pushuar dhe reflektuar për “Euro 2020”. Kam nevojë për pushim, por unë dua ta dërgoj skuadrën në Katar. Mendoj se kemi bërë progres gjatë këtyre 4 viteve”.

 ??  ?? Sauthgejt shkoi te Pikford, pasi vendosi që do godisnin Rashford, Sanço dhe Saka
Sauthgejt shkoi te Pikford, pasi vendosi që do godisnin Rashford, Sanço dhe Saka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania