Panorama Sport (Albania)

Milan, kur llogaritë dalin keq me talentet

Klubi kuqezi nuk vlerësoi si duhet “xhevahirët” që kishte

-

Asnjë nga kampi onët e saposhpal lur të Europës, nuk është futbollist i Milanit, por disa prej tyre janë formuar te kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Xhanluixhi Donarumën, Manuel Lokatelin, Brajan Kristanten që janë rritur së bashku në sektorin e të rinjve të Milanit. Dy të parët kanë shkëlqyer shumë herë bashkë si në ekipet zinxhir ashtu edhe në skuadrën e parë, kurse i treti pas goditjeve fantastike nga jashtë zonës, tërhoqi vëmendjen e Alegrit. Të tre gjenden tani larg kuqezinjve, me një largim të portierit këtë verë me parametra zero dhe me shitjet e Lokatelit drejt Sasuolos dhe Kristantes fillimisht te Benfika që mund të kishin shënjuar të tashmen e Milanit, por në fakt shenjën e kanë lënë në bilancin e klubit.

RASTI “PESINA” - Një rast i ngjashëm ka qenë edhe Mateo Pesina, që vërtet nuk është rritur në akademinë kuqezi, por është marrë pas falimentim­it të Monzës dhe pas një serie huazimesh është shitur te Atalanta, si pjesë e marrëveshj­es për Andrea Kontin. Një situatë e çuditshme kjo e Milanit, që pasi i përzgjedh apo i formon, nuk arrin dot t’i mbajë lojtarët për arsye të ndryshme që variojnë nga shitjet e nxituara dhe vlerësimet e gabuara të perspektiv­ës deri te çështjet e bilancit, një “sëmundje” kjo që ka prekur çdo shoqëri që ka qenë në pronësi të Milanit: Kristante është shitur nga Galiani, Donaruma nuk ka rinovuar gjatë pronësisë së Eliotit, pas rinovimit me Mirabelin, i cili nga ana e vet shiti Pesinën dhe Lokatelin. Një tjetër xhevahir po formohet në radhët e Milanit, Tomaso Pobega që po punon nën urdhrat e Piolit, por që i pëlqen Atalantës. Rastësi që është i njëjti ekip që ka bërë të shkëlqejnë Pesinan dhe Kristanten? Në pritje të asaj që do të sjellë merkato, një gjë është e sigurt: yjet e dala nga ekipi kuqezi po shkëlqejnë në Europë dhe për këtë Milani meriton një medalje nderi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania