Panorama Sport (Albania)

Kruja: Vllaznia ka shanse kualifikim­i

“Mjafton të shënojmë dy gola e të shkojmë në shtesë, pastaj gjithçka është e mundur”

- ADMIR URUÇI

Skuadra shkodrane e mori me entuziazëm rikthimin në Kupat e Europës, pas një mungese 9-vjeçare, por starti nuk ka qenë i duhuri, kjo jo vetëm për fatin e saj, pasi tashmë dihet se gjykimi i dha një dorë të mirë Shiroki Brijegut në shtëpi më 8 korrik. Vllaznia të enjten do të luajë përballjen e dytë në Konferencë Ligë. Nisur nga përballja e parë, ku u mundën 3-1 në transfertë, kuqebluve u duhet një fitore me 3 gola diferencë për të kaluar në turin tjetër. Për mesfushori­n shkodran, Arsid Kruja, Vllaznia ka ende shanse për të shkuar te kualifikim­i. Kruja kërkon të lihet pas ndeshja e parë dhe për më tepër gjykimi në ndaj Shirokit në Bosnjë. Sipas tij, Vllaznia ka forca për të qenë në turin e dytë të këtij kompeticio­ni.

E mendonit një rezultat të tillë në takimin e parë?

Të them të drejtën nuk e parashikov­a kështu. Rezultati më i keq mundshëm që kisha menduar ishte barazimin, por jo humbja me një rezultat të tillë. Ky është futbolli.

A u kishte shkuar nëpër mend se në arenën ndërkombët­are mund të gjenit një gjykim të tillë si ndaj Shirokit?

Është shumë e pakonceptu­eshme mënyra e gjykimit të arbitrit rus në atë takim, i cili në çdo kontakt tonin na ndëshkonte. Mendoj se standardi i tij i gjykimit ndikoi shumë në rezultatin e ndeshjes, pasi prishi garën e rregullt. Ishte diçka e pakuptimtë, megjithatë tani nuk duhet të merremi me çfarë shkoj, por të mendojmë për ndeshjen e kthimit.

Goli që ekipi shënoi në Bosnjë mund të jetë gol shprese për Vllazninë?

Është gol shprese, sepse me një rezultat 2-0 për ne mund të shkojmë në kohë shtesë. Shanset janë shumë të mëdha dhe me pak përqendrim dhe dëshirë për të fituar çdo gjë është e mundur.

Tani që e njihni nga afër kundërshta­rin, a ka forca Vllaznia për t’u kualifikua­r?

Unë mendoj se shanset janë, pavarësish­t diferencës së golave nga ndeshja e parë. Ne do bëjmë më të mirën dhe të respektojm­ë ato detyra të cilat na jep trajneri dhe ta arrijmë qëllimin.

Për të shkuar te kualifikim­i u duhet të fitoni me 3 gola diferencë. Si mund ta arrini këtë gjë të enjten në “Loro Boriçi”?

Mjafton që të shënojmë 2 gola dhe të shkojmë në shtesë, por do ishte një arritje e madhe ta mbyllim ndeshjen 3-0 dhe të kualifikoh­emi. Gjithsesi, ne do të bëjmë maksimumin për rezultatin që duam duke pasur besim në forcat dhe cilësitë tona.

Sa do t’ju ndihmoj fakti që në këtë takim do të keni mbështetje­n e tifozërisë shkodrane?

Edhe në Bosnjë tifozët ishin të shumtë dhe normalisht ndikon te skuadra. Në këtë takim favori ynë është se mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe, ndaj shpresojmë që të mos i zhgënjejmë dhe të arrijmë qëllim tonë, kualifikim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania