Panorama Sport (Albania)

Mara dhe Skënderbeu, gati për një kontratë të re

Taksa e formimit u bë shkak që lojtari të mos u ikë nga duart korçarëve në verë

- LLAZI SARO

Uerdi Mara dhe Skënderbeu duket se janë drejt rinovimit të bashkëpuni­mit të tyre, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë kushtet e reja të kontratës që do të lidhë bardhekuqt­ë me talentin maliqar. Edhe pse fillimisht kambanat e alarmit ishin të forta për një largim të mundshëm të Marës nga Skënderbeu, duket se gjithçka është kthyer pas tashmë dhe drejtuesit e klubit bardhekuq dhe përfaqësue­sit e lojtarit do të duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët të rinovimit. Në kushte të tilla pritet që të ketë një takim gjatë kësaj jave mes Marës dhe Takajt për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull, takim në të cilin me shumë mundësi do të diskutohet jo vetëm për kohëzgjatj­en e kontratës, por edhe për bonusin e rritjes së talentit se si mund të konvertohe­t në një përfitim për klubin në rast të një oferte të rëndësishm­e për lojtarin në të ardhmen. Lojtari ka pasur oferta nga klube në Shqipëri, por duke qenë se në parim nuk kanë gjetur akordin me Skënderbeu­n, si një prej lojtarëve të formuar te korçarët, çdo gjë është bërë e vështirë. Në kushtet kur Mara luan sezonin e katërt te Skënderbeu dhe në bazë të rregullore­s që ka të bëjë me taksën e formimit, klub mëmë i bie të përfitojë 30 mijë euro për paraqitjen në çdo sezon. Skënderbeu përfiton në këtë kohë më shumë se 100 mijë euro për të liruar Marën, pavarësish­t se ky i fundit nuk ka një kontratë të vlefshme. Kjo ka qenë arsyeja që çdo interes i klubeve të tjera ka mbetur thjesht një tentativë dhe nuk ka pasur asgjë konkrete.

BISEDIMET - Burime të gazetës bënë me dije se veç takimit për rinovimin e kontratës palët pritet që të diskutojnë edhe për këtë pjesë. Nga ana e klubit duket se janë të hapur që nëse Mara ka ofertë gjatë periudhës që është nën kontratë me Skënderbeu­n, çmimi i përgjithsh­ëm i rritjes së talentit të zëvendësoh­et me një përqindje të kartonit të lojtarit. Një strategji e ndjekur edhe më herët kjo me Pëllumbin. Për këtë arsye duket se zgjidhja e rastit qëndron vetëm në rast se Mara rinovon, dhe të gjitha pritshmëri­të të çojnë drejt asaj rruge.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania