Panorama Sport (Albania)

Kukësi zyrtarizon mbrojtësin Miliç, trajneri Longo kërkon garanci nga klubi

Malazezi është afrimi i nëntë, ja prapaskena­t për stolin

- VLADIMIR MEMA

Kukësi ka zyrtarizua­r afrimin e nëntë në merkaton e verës, duke u bërë një ndër ekipet më aktive në Katergorin­ë Superiore. Ashtu siç paralajmër­oi “Panorama Sport” një ditë më parë, verilindor­ët kanë arritur akordin me mbrojtësin malazez, Aleksandar Miliç, duke firmosur një kontratë dyvjeçare. Ka qenë vetë klubi që përmes faqes zyrtare në “Facebook” ka bërë me dije arritjen e marrëveshj­es me futbollist­in 22-vjeçar. “Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi malazez, Aleksandar Miliç, është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Futbollist­i 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dyvjeçare, duke u bërë kështu futbollist­i më i ri në skuadër. Miliç vjen te Kukësi nga kampionati malazez, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Zeta Golubovac. Futbollist­i 22-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së Mladost Podgoricës në sezonin kur ne i eliminonim nga Ligën e Europës.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Miliç me fanellën e ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit verilindor për transferim­in e tyre më të fundit. TRAJNERI – Nëse për merkaton klubi nuk ka pritur gjatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet

për trajnerin e ri. Prej ditësh drejtuesit kanë pasur bisedime me teknikun italian, Diego Longo, i cili ka qenë edhe ndihmës i Mirçea Luçeskut te Dinamo e Kievit. Nëse paraprakis­ht palët kanë rënë dakord për një bashkëpuni­m midis tyre, për momentin duket se është trajneri ai që ka frenuar gjithçka sa i përket zyrtarizim­it të marrëveshj­es. Longo kërkon më shumë garanci rreth ekipit që do të marrë në drejtim, siç e ka pohuar edhe vetë stafi i tij pak ditë më parë për gazetën. Janë pikërisht këto garanci, të cilat për momentin po bëjnë që palët të qëndrojnë në pritje. Gjithsesi, shanset më të mëdha janë që palët të gjejnë akordin përfundimt­ar, duke qenë se edhe vetë italiani e pëlqen një aventurë në Shqipëri dhe për më tepër si trajner i parë, ku do të ketë në dispozicio­n një skuadër që të luftojë për titullin kampion. Mbetet për t’u parë, por burimet pohojnë se brenda kësaj jave kjo çështje mbyllet përfundimi­sht, si për sa i përket arritjes së marrëveshj­es apo mos arritjes së saj. Trajneri në njëfarë mënyre po mban “peng” edhe nisjen e përgatitje­ve për sezonin e ri, ku ende nuk ka një datë se kur skuadra do të dalë në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania