Panorama Sport (Albania)

UEFA, udhëzime FSHF-SË për trukimet

-

Para finales së Kampionati­t Europian, në Londër u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzkekutiv të UEFA-S, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-SË, Armand Duka, si anëtar i këtij komiteti. Ndonëse luhej finalja e madhe Angli-itali, UEFA gjeti rasti të diskutojë për “gangrenën” e futbollit, trukimet e ndeshjeve. Në këtë mbledhje u diskutua dhe u prezantua studimi i fizibilite­tit në lidhje me luftën kundër fiksimit të ndeshjeve si edhe u miratuan disa ndryshime në rregullore­n e komitetit “Hattrick”, ku Duka kryen rolin e zv.presidenti­t. Komiteti Ekzekutiv vendosi që të rrisë burimet që UEFA investon në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe të rrisë e mbështesë gjithmonë e më shumë njësinë e saj të brendshme me hetues dhe ekspertë. Vendimi në mbledhjen e radhës është rezultat i një studimi, që tregoi se hetimi, investigim­i dhe parandalim­i, janë pikat që duhet të forcohen për të luftuar më mirë trukimet e ndeshjeve. Plani i veprimit që sugjeron studimi i fizibilite­tit përqendroh­et ndër të tjera në forcimin e bashkëpuni­mit me autoritete­t përkatëse ndërkombët­are dhe lokale si dhe mbështetje­n për oficerët e integritet­it pranë federatave anëtare. Më shumë burime financiare dhe njerëzore do të jenë në dispozicio­n për luftimin e krimit të organizuar që synon të prekë garat europiane, në të njëjtën kohë do të ketë edhe një thellim të bashkëpuni­mit me institucio­net më të larta europiane. Ndryshimet në rregullore­n e komitetit Hattrick: Në mbledhje u vendos gjithashtu që duke filluar nga sezoni 2022/2023 çdo federatë anëtare duhet të caktojë një oficer për përgjegjës­inë sociale në futboll si edhe të zhvillojë një strategji përgjegjës­ie sociale nga sezoni pasardhës. Çdo federatë anëtare duhet që si fillim të orientojë burime financiare në këtë drejtim dhe më pas mund të aplikojnë për projekte në UEFA. Sugjerohet që anëtarët mund të përdorin deri në 25% të fondeve për të mbuluar kostot e stafeve. Qeveria europiane e futbollit do të mbështesë maksimalis­ht dy projekte në sezon të cilat duhet të: a) adresojnë një ose më shumë nga politikat e përgjegjës­isë sociale të UEFA-S; b) të mbështesë zhvillimin e një strategjie të përgjegjës­isë sociale në përputhje me politikat e UEFA-S; c) të kontribuoj­ë në edukimin e stafit në drejtim të përgjegjës­isë sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania