Panorama Sport (Albania)

U “zhduk” nga Vlora, Sarris i hedh në gjyq

Borxhet bëhen “mullar”, frikë edhe për padi nga ish-trajnerët

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk gjen qetësi. Sikur të mos mjaftonte kriza e madhe që ka përfshirë klubin dhe rrëzimi në Kategorinë e Dytë, të tjera probleme shfaqen në horizont. Gjyqet sa vijnë edhe shtohen, ndonëse duket se janë bërë të zakonshme në Vlorë dhe as nuk bëjnë më përshtypje. Një tjetër lojtar i ka çuar kuqezinjtë në FIFA. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Jorgos Sarris. Greku pretendon se nuk është paguar për periudhën që ka qenë në Vlorë në sezonin 2019-2020. Në këto kushte, 31-vjeçari ka vendosur që ta padisë klubin dhe do të jenë ndërkombët­arët që do të vendosin drejtësi. Megjithatë, mund të thuhet se edhe klubi ka pretendime­t e veta ndaj qendërmbro­jtësit. Në kohën kur ai luante te Flamurtari,

për një muaj rresht nuk u duk në stërvitje. Shkaku ishin pagat e pamarra, pavarësish­t se justifikoh­ej se ishte i dëmtuar. Qendërmbro­jtësi u “zhduk” më pas nga Vlora pa lënë gjurmë, derisa zgjidhje për financat nuk ka gjetur.

BORXHET “MULLAR”

Janë shumë ish-lojtarë të cilët kanë fituar gjyqin në FIFA me Flamurtari­n. Artim Pollozhani, Danilo Alvesh, Elton Kale, Muhamed Useini, Tomislav Bushiç, Goran Silajnovsk­i, Kristian Sirgi kanë fituar çështjet e tyre dhe presin paratë. Kanë kaluar vite për disa prej tyre, por më kot, nuk kanë marrë gjë. Për të gjithë këta lojtarë ka pasur vendim të formës së prerë dhe ndoshta merkatoja është bllokuar për këto raste. Burime pranë këtyre lojtarëve

konfirmojn­ë për “Panorama Sport” se klubi nuk u ka bërë asnjë pagesë. Po ashtu, nuk ka asnjë tentativë për të mundësuar shlyerjen e pagesave me këste. Kujtojmë se për shkak të këtyre detyrimeve, Flamurtari­t iu hoqën pikë nga klasifikim­i dhe klubit iu bllokua merkatoja për tri sezone.

FRIKA NGA TRAJNERËT

Jo vetëm me ish-lojtarët, por klubi ka probleme të hapura edhe me ish- trajnerë. Ilir Daja çoi klubin vlonjat në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e. Ai e fitoi gjyqin dhe klubi i detyrohet ta paguajë për një sezon të tërë. Por, në Vlorë ka frikë se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe dy ish-trajnerët Marcelo Troisi dhe Rui Sampaio. Të huajt kanë marrë ndonjë “kacidhe” (ndryshe nga kolegët shqiptarë), por gjithsesi klubi u detyrohet shumë.

 ??  ?? Jorgos Sarris, ish-mbrojtësi grek i Flamurtari­t
Jorgos Sarris, ish-mbrojtësi grek i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania