Panorama Sport (Albania)

Goditje dyshe, Lushnja merr Himën dhe Broshkën

Vazhdojnë edhe rinovimet, zyrtarizoh­et Blakçori

-

Tri firma në një ditë te Lushnja. Ka rinovuar mesfushori Fabian Blakçori, por janë zyrtarizua­r edhe dy afrime në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Klajdi Broshka dhe sulmuesin Mirian Hima, të cilët kanë gjetur akordin me verdhejesh­ilët. Numri i afrimeve shkon përfundimi­sht në tre, pasi më herët ka ardhur edhe portieri Livio Malaj. Lojtarët kanë zbarkuar në selinë e klubit, ku kanë hedhur edhe “të zezën mbi të bardhë”. BROSHKA - Klajdi Broshka vjen nga Shkumbini, ndërsa më herët ka luajtur me ekipe si Turbina, Apolonia dhe Egnatia. Mbrojtësi mbylli një sezon të suksesshëm në Peqin, pasi u ngjitën në Kategorinë

e Parë. E megjithatë, tashmë 27-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e verdhejesh­ilëve. “Po, kam firmosur një kontratë 1-vjeçare me Lushnjën. Shpresoj që të më shkojë mbarë. Kemi folur dhe kemi rënë dakord, ndaj kam firmosur për të qenë pjesë e Lushnjës, ekip me pretendime, faktor në Kategorinë e Parë si pjesë e ekipeve që duan Superioren”, deklaroi elbasanasi enkas për “Panorama Sport”. HIMA - Po dje, te Lushnja ka firmosur edhe sulmuesi Mirian Hima. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Erzenit sezonin e kaluar dhe është dalluar

për golat e tij, ndaj pritshmëri­të për këtë lojtar janë të mëdha. Ai ka rënë dakord me kushtet e ofruara dhe ka firmosur, gjë që e konfirmon edhe për gazetën: “Firmosa kontratën me Lushnjën. Bëra edhe seancën e parë të stërvitjes. Do të luaj me

një ekip pretendent si Lushnja dhe do të mundohem të bëj më të mirën”.

BLAKÇORI - Nuk ka vetëm afrime, por edhe konfirmime. Futbollist­i i 4t që ka zgjatur kontratën me klubin, është mesfushori Fabian Blakçori. Tiranasi ka gjetur akordin për një

tjetër vit me klubin. Kështu, te Lushnja ka shkuar në 7 numri i futbollist­ëve që janë zyrtarisht nën kontratë (prurje dhe rinovime). Ndërsa, veç firmave, dje skuadra u është rikthyer përgatitje­ve, që kanë nisur në orën 18:00 në “Roza Haxhiu”. ALBAN ALUSHI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania