Panorama Sport (Albania)

Nertil Hoxhaj firmos te Besa

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë do të vishet verdhezi, nënshkruan zyrtarisht edhe kontratën

- FERIZ FERIZAJ

Zgjohet më në fund Besa. Pas një hesh tjeje të stërgjatë, nis merkatoja. Ashtu sikundër pati premtuar presidenti, ngjau. Blerjet do të bëheshin në Kategorinë Superiore dhe i pari që ka bindur është një ishlojtar i Vllaznisë. Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se bëhet fjalë për Nertil Hoxhajn, mbrojtësin e linjës së majtë. Vërtet nuk ka pasur shumë hapësira te shkodranët, por vlerat e tij janë të padiskutue­shme. Ai ka pranuar ofertën e Nexhat Bizhdilit pas një muaji bisedimesh. Vetëm dje pasdite është mbyllur gjithçka dhe ka hedhur firmën në kontratë. Përvoja e 24-vjeçarit do t’u bëjë ndjeshëm punë kavajasve, ndërsa kujtojmë që më herët ai është aktivizuar te Bylisi e Elbasani, pa harruar edhe eksperienc­ën te Vushtrria e Llapi në Kosovë. Mbrojtësi bëhet kështu afrimi i parë në merkato, por nuk do të jetë i fundit. Klubi ka planifikua­r edhe 4 afrime të tjera nga elita, megjithatë emrat mbeten “enigmë”. Drejtuesit po tregohen të kujdesshëm me negociatat dhe vetëm pasi sigurohen që të hidhët “e zeza mbi të bardhë” do t’i bëjnë publike. Pritet të shihet se si do të operohet me titullarët që mbyllën sezonin e fundit te kavajasit. Kujtojmë se Alsid Tafilit e Ledjon Muçajt u kanë skaduar kontratat më 31 maj. Nuk dihet ende nëse do të rinovojnë apo do të shpallin zyrtarisht “divorcin” me klubin. Gjithsesi, dilemat mund të marrin fund nga sot. Presidenti ka menduar që nga e marta të nisë me këtë proces. Tashmë pritet të shihet nëse dy futbollist­ët do të marrin ftesë për të vazhduar bashkëpuni­min me Besën. Shkodrani Tafili e ka dhënë Ok-in fillestar për të qëndruar, megjithatë hapur ka thënë hapur se çdo gjë varej nga objektivat që klubi do të ketë për sezonin 2021-2022.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania