Panorama Sport (Albania)

Aliaj: Viti i Tomorit, por nxitohuni dhe mos u kurseni

-

Pa trajner dhe një plan konkret për sezonin 2021-2022, por në Berat nuk dorëzohen. Ata janë të bindur se shumë shpejt do të marrë formë gjithçka dhe Tomori do të jetë pretendent­i numër një për t’u ngjitur në Kategorinë Superiorë. Edhe pse vendimmarr­ja nga ana e kryebashki­akut po vonon, ata “luten” që në fund të bëhen zgjedhjet e duhura. U bënë 9 vite në inferiore dhe te Tomori e duan me çdo kusht elitën. Edhe pse nuk është hedhur asnjë hap për ndërtimin e ekipit, Eduart Aliaj është optimist. Ish-mbrojtësi i majtë i beratasve dhe nënkampion në sezonin e paharruar 1999-2000, mendon se skuadra do të ngjitet. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai mendon se klubi nuk duhet të kursehet financiari­sht, pasi gara do të jetë më e ashpër. Ka edhe një këshillë, ndaj kërkon që drejtuesit të mos humbasin më kohë dhe t’i japin drejtim projektit për kampionati­n që nis më 11 shtator. “Kampionati i ardhshëm parashikoh­et të jetë jo vetëm më cilësor, por edhe më i fortë. Skuadrat që do të synojnë ngjitjen dhe ato që do të luftojnë për mbijetesë, do të jenë disa dhe kjo do ta bëjë më të bukur garën. Unë shpresoj shumë që Tomori të investohet si një skuadër pretendent­e dhe të startojë që në fillim sezonin me objektivin madhor të ngjitjes. Ky do të jetë sezoni i duhur, e besoj shumë. Nuk ka më kohë për të humbur për rikthimin në elitë. Këtë kampionat duhet investim, guxim dhe vendosmëri për të kapur në Kategorinë Superiore, për t’i dhënë fund kësaj pritjeje të lodhshme 9 vjeçare”. EDI SPAHIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania