Panorama Sport (Albania)

Formohet për herë të parë ekipi kombëtar i femrave në tenis

-

Për herë të parë Shqipëria do të përfaqësoh­et me Kombëtaren e tenisit për femra në një event ndërkombët­ar. Vajzat kuqezi do të marrin pjesë në “Bill Xhin Cup” në Lituani. “Është një nder shumë i madh, duke ditur se tenisi ka qenë pjesë e jetës sime. Kam dashur të arrij diku dhe të përfaqësoj vendin tim. Është gjithashtu një emocion shumë i madh”, u shpreh Grejsi Bajri. Kristi Dule është kampionia e Shqipërisë në tenis që vjen nga Italia. Së fundmi ajo ka mësuar rrjedhshëm edhe shqipen, ndërsa ka zgjedhur të përfaqësoj­ë vendin e origjinës së prindërve. “Babi dhe mami im janë me origjinë shqiptare. Unë kam lindur në Itali, por më pëlqen më shumë Shqipëria. Unë erdha nga Italia këtu për t’u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare të tenisit. Luajta në turne këtu dhe ishte shumë e vështirë, por fitova sepse luajta mirë”, tha Kristal Dule, kampione e Shqipërisë. Ndërkohë, Kombëtaren e djemve e pret një kompeticio­n i vështirë si “Davis Cup”. “Synimi është që të ngremë gjithmonë flamurin më lart. Çdo vit grupi po bashkohet dhe po bëhet më i fortë. Stërvitja gjithashtu po bëhet më e mirë dhe shpresojmë që këtë vit të përfaqësoh­emi më mirë”, u shpreh Martin Muedini, kampion i Shqipërisë. Presidenti i federatës nuk premton surpriza në garat ndërkombët­are, por është me këmbë në tokë. “Duke ditur nivelin e lartë që ka bota në tenis dhe traditën që trashëgojn­ë prej vitesh, ne objektiv kemi që të rritemi në renditje. Nëse sot jemi të 104-tit në botë, mendojmë që në këtë aktivitet të shkojmë brenda 100-shes”, tha Ferdinand Sulo, president i Federatës së Tenisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania