Panorama Sport (Albania)

Dyndje për biletat, shitet gjysma që në ditën e parë

-

Vllaznia nuk do të jetë vetëm në përballjen e së enjtes ndaj skuadrës boshnjake të Shiroki Brijeg. Sfida e Konferencë Ligës që do të zhvillohet më 15 korrik, ora 21:00, do të luhet me praninë e tifozëve në “Loro Boriçi”. Futbolldas­hësit shkodranë, pas më shumë se një viti e gjysmë do të kenë mundësi të ndjekin dhe mbështesin lojtarët e tyre nga pranë. Nisur nga kushtet e pandemisë qeveria shqiptare ka hapur stadiumet në masën 30%. Kapaciteti i stadiumi “Loro Boriçi”, lejon që afro 5 mijë tifozë të jenë të pranishëm në shkallët e stadium në sfidën ndaj Shiroki Brijegut. Dje ka nisur shitja e biletave e nga sa mësohet vetëm gjatë kësaj dite janë shitur më shumë se gjysma e atyre të planifikua­ra. Teksa tifozët kuqeblu kishin dalë më herët së të hapeshin sportelet e biletarive, gjë e cila tregon se në Shkodër ka interes për ta mbështetur ekipin, ndonëse është mundur 3-1 në ndeshjen e parë. Nga shitja e rreth 2500 biletave në ditën e parë, i bie që klubi t’i shesë të gjithë biletat e planifikua­ra për këtë takim, madje ka gjasa që jo të gjithë të kënaqen me sigurimin e një bilete për të parë Vllazninë në “Loro Boriçi”.

ÇMIMET - Për këtë takim klubi ka nxjerrë në shitje bileta për të gjithë sektorët, pasi dihet se do të ketë shpërndarj­e duke zbatuar rregullat e reja POST-COVID, ku kryesore është ruajtja e distancimi­t social. Ja çmimet e biletave sipas tribunave:

Tribuna VIP – 5000 lekë (përfshihet shërbimi katering);

Tribunat A dhe B – 1000 lekë; Tribunat D1, D2, D3 dhe D4 – 600 lekë; Tribunat C1, C2, C3, C4 dhe C5 – 300 lekë; Tribunat E1, E2, E3 dhe E4 – 300 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania