Panorama Sport (Albania)

Shansi i dytë, Damçevski rikthehet te Partizani

-

Aleksandar Damçevski pritet të jetë afrimi i radhës te Partizani. Mbrojtësi shtatlartë, 1.94 m i gjatë, është rikthyer sërish në stërvitje me të kuqtë, pasi u largua fillimisht para sfidës së parë të Ligës së Konferencë­s kundër Sfintulit. Damçevski nuk bindi stafin teknik të Partizanit në provën e parë, që zgjati një javë, por tashmë i është dhënë dhe një shans i dytë, për një periudhë më të gjatë. Kjo është mundësia e Damçevskit për të bindur dhe për të dhënë maksimumin që t'i tregojë trajnerit Daja dhe stafit teknik se është gati për të dhënë kontributi­n e tij me fanellën e kuqe. Duke parë edhe emergjencë­n në prapavijë me dëmtimin e Mustës, Partizani ka vendosur ta rikthejë Damçevskin të jetë pjesë e grupit. 28-vjeçari është qendërmbro­jtës, por mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, pasi është mëngjarash. Për më tepër, ofron centimetra edhe në krahun e prapavijës, si dhe është rrezik për mbrojtjet kundërshta­re edhe në goditjet standarde. Megjithatë, Damçevski nuk mund ta ndihmojë Partizanin në Ligën e Konferencë­s, pasi nuk është i federuar në UEFA. Ditën e djeshme, shtatlarti i lindur në Strasburg të Francës është stërvitur rregullish­t me pjesën tjetër të ekipit dhe duke qenë një ndër lojtarët më aktivë në grup. Duket se 28-vjeçari e ka marrë më shumë se seriozisht shansin e dytë te të kuqtë dhe po jep maksimumin e tij. Partizani ka vuajtur vitet e fundit për alternativ­at në mbrojtje, ndërsa këtë sezon është disi më i kompletuar. Kujtojmë se edhe Sota u zyrtarizua pak ditë më parë si lojtar i "demave".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania