Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nxjerr blof AEL-IN, Hidi: Ja si munden qipriotët

Rrëfehet portieri që u shpall kampion me Limasolin: Janë shumë të shpejtë

- JORGIS MEMO

Isli Hidi është futbollis ti i parë shqiptar që ka luajtur me klubin qipriot, AEL Limasol, i cili do të jetë kundërshta­r i Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s. Portieri tiranas qëndroi dy sezone te verdheblut­ë e Limasolit (2011-2012 dhe 2012-2013), duke fituar edhe titullin kampion në vitin e parë. Më pas, ai zgjodhi të vijonte karrierën te skuadra tjetër e qytetit, Apollon Limasol, aty ku ndër vite shqiptarët kanë qenë më të preferuar se sa tek AEL-I. Por, cila është e veçanta e rivalit të Vllaznisë dhe sa shanse kanë shkodranët për t’u kualifikua­r? Çfarë duhet të kenë kujdes të besuarit e Tomas Brdariçit në ndeshjen e parë dhe kush është arma më e fortë e qipriotëve? Këto, por jo vetëm, portieri 40vjeçar që mbylli sezonin me Kastriotin, i rrëfen ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”.

Isli, Vllaznia përballet me AEL Limasolin në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s dhe ju rezultoni i vetmi shqiptar që keni luajtur me skuadrën qipriote...

Të them të drejtën tani po e mësoj që paskam qenë unë shqiptari i parë që kam veshur fanellën e AEL-IT. Sapo mësova për shortin, menjëherë kam pyetur për datat e ndeshjeve. Me siguri do të jem në stadium, të paktën në një prej dy takimeve që do të luhen në Qipro apo Shkodër.

Çfarë do të thotë për ju AEL Limasol, është ky një rival i pranueshëm për Vllazninë?

E sigurt është që AEL Limasol mbetet një klub i madh në Qipro. Por, që nga koha kur kam qenë vetë, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe kjo është e natyrshme, sepse kanë kaluar 8 vjet. Është një skuadër që edhe në këto sezonet e fundit, ka qenë në luftë për titullin kampion, pavarësish­t se nuk ka arritur ta fitojë dot që prej vitit 2012. Është skuadër e elitës në Qipro dhe mendoj se do të jetë shumë e vështirë për Vllazninë. Për të qenë i sinqertë, nga grupi aktual kam njohje me mbrojtësin Sotiriu, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Qipros dhe do të kem mundësi ta takoj. Trajnerin aktual, Dushan Kerkez, e njoh, pasi kur unë kam luajtur aty, ai ka drejtuar të rinjtë e klubit dhe për shumë vite ka qenë futbollist në disa ekipe në Qipro.

Cila është e veçanta e AEL, ka diçka që e dallon këtë klub nga të tjerët në Qipro?

E veçanta janë tifozët, sepse i ka shumë ultras. Kanë një tifozëri mjaft të afërt me skuadrën, diçka që unë e kam përjetuar vetë kur kam qenë tek AEL. Në sezonin e parë që luajta, dolëm kampionë dhe ecëm mirë edhe në Kupat e Europës. Janë shumë fanatikë dhe të zjarrtë, duke e ndihmuar shumë skuadrën në çdo ndeshje.

Ndaj Vllaznisë do të luajnë në stadiumin e AEK Larnakës, jo në fushën e tyre në Limasol. Si ka mundësi?

Stadiumi i AEL-IT i plotëson kushtet vetëm për turet e para dhe gjithnjë sa herë afroheshin raundet para fazës së grupeve, skuadra luante në Nikosia ose në Larnaka. Gjithsesi, me aq sa kam ndjekur në muajt e fundit, kanë lejuar shumë pak tifozë në stadium prej pandemisë. Nëse do të ketë tifozë, ata shkojnë kudo, pasi janë të çmendur. Limasoli është një qytet shumë i apasionuar për futbollin, pasi është edhe derbi Ael-apollon. Mbaj mend që kur kemi dalë kampionë, kemi festuar 44 ditë rresht për titullin, sepse klubi kishte gati 44 vite që nuk merrte kampionati­n. Gjithë verën kemi festuar, por luajtëm edhe në Europë. Më pas unë kalova tek Apollon Limasol dhe qëndrova tri vite aty. Ishte si një ndeshje Tirana-partizani dhe i kam përjetuar emocionet me të dyja ekipet. Tifozët e Apollonit janë më familjarë, ndërsa ata të AEL-IT shumë të zjarrtë, ultras të vërtetë.

Sa mund të jetë buxheti vjetor i AEL-IT?

Futet te klubet me nivel të lartë në Qipro. Në këto 8 vite janë bërë realisht shumë lëvizje, por unë di të them se në periudhën time pagesat kanë qenë të larta. Kishte lojtarë që merrnin edhe 25 mijë euro në muaj. Mesatarja ka qenë te 15-20 mijë euro në muaj. Pra, bëhet fjalë për një klub që nuk mund ta krahasosh me buxhetin e ekipeve tona. Presidenti i AEL-IT, Andrea Sofokleus, është shumë i fuqishëm.

Mendoni se është më mirë për Vllazninë, që ndeshjen e parë e luan në transfertë?

Me zhvlerësim­in e golit në fushë kundërshta­re, tashmë gjërat janë bërë më të bukura sa u përket kualifikim­eve. Nuk mendoj se ndikon shumë fusha. Unë gjykoj se më mirë që Vllaznia e luan jashtë ndeshjen e parë. Megjithatë, fakti që goli në fushë kundërshta­re nuk e bën më diferencën, është njësoj për të dyja.

Çfarë duhet të ketë më tepër kujdes Vllaznia në ndeshjen e parë?

Të them të drejtën, AEL-I luan një futboll shumë teknik. Janë një skuadër e mbushur me lojtarë brazilianë, portugezë dhe spanjollë, që e luajnë shpejt topin. Vllaznia duhet ta ketë të qartë se përballë ka një skuadër që bën një futboll të shpejtë dhe për mendimin tim nuk duhet të hapen shumë në ndeshjen e parë në Qipro. Duhet të jenë taktikisht perfektë, të vendosur mirë në fushë, pasi AELI e bën diferencën me lojtarët e shpejtë dhe bëhet shumë i rrezikshëm nëse ka hapësira. Janë një ekip që luajnë një futboll latin.

Sa shanse i jepni skuadrës shkodrane për kualifikim­in?

Në letër normalisht që AEL-I ka një përqindje më të madhe si favorite, duke ditur nivelin që kanë, lojtarët dhe buxhetin. Megjithatë, futbolli sot ka ndryshuar dhe nuk është e thënë se ke buxhetin më të madh dhe duhet të fitosh ti patjetër. Vendos shumë taktika që ndjek në të tilla duele. Gjithsesi, nëse stadiumi në Shkodër do të jetë si me Shirokin, atëherë Vllaznia i ka shanset për kualifikim­in. Me pak fat, mund t’ia dalë, nuk shikoj ndonjë gjë të pamundur. Unë dua që të kalojë Vllaznia, por varet se si e interpreto­n ndeshjen. Duhet të jetë shumë cinike ndaj AEL-IT në ato raste që mund t’i paraqiten. Nuk besoj që mund të ketë shumë raste për gol, prandaj them që duhet të jetë cinike para portës. Mbi të gjitha të jetë një skuadër kompakte, të bëj atë që bëri me Shirokin, ku më pëlqeu shumë qendra e mbrojtjes.

Në tetë vite që qëndruat në Qipro, cila është ajo që mbani mend më shumë nga dy sezonet tek AEL-I?

Titulli kampion që fituam sigurisht, por edhe pengu më i madh, pasi për 10 minuta ishim duke u futur në grupet e Ligës së Kampioneve, por Anderlehti na shënoi në fund dhe nuk u kualifikua­m dot. Fituam 2-1 ndeshjen e parë, por u eliminuam vetëm në minutat e fundit në kthim. Nga periudha te AEL-I nuk harroj kurrë fitoren që bëmë në Ligën e Kampioneve ndaj Partizanit të Beogradit në Serbi. Ka qenë fantastike, sepse siguruam grupet e Ligës së Europës në atë vit të mrekullues­hëm. Personalis­ht kam kaluar momente të mira në Qipro dhe mund të mos kthehesha në Shqipëri, pasi është një vend ku jetohet mrekullish­t dhe gjithashtu investohet shumë për futbollin. E shikoj si shtëpinë time të dytë Qipron dhe gjithnjë ua sugjeroj lojtarëve që duan të bëjnë karrierë, që nëse kanë mundësi, të shkojnë menjëherë në ekipet e elitës aty, mos të mendohen dy herë.

Së fundmi, diçka për të ardhmen tuaj. Ku do t’ju shohim në sezonin e ri?

Do të vazhdoj të luaj, mendoj se kam për të dhënë ende. Megjithatë, për momentin nuk kam vendosur nëse do të vazhdoj te Kastrioti apo diku tjetër.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë festojnë një prej golave kundër Shirokit FOTO: P. PASHOLLARI
Lojtarët e Vllaznisë festojnë një prej golave kundër Shirokit FOTO: P. PASHOLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania