Panorama Sport (Albania)

Lorenco Vila një muaj jashtë, Teuta merr vëllezërit Selmani

Sulmuesi humb turin e dytë, firmosin Adolfi dhe Santiago

-

Teuta godet sërish në merkato. Klubi durrsak ka prezantuar si blerje të reja dy vëllezërit Selmani, Adolfi dhe Santiago. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi durrsak me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. “Kampionët vijojnë përgatitje­t intensive në Durrës në kuadër të sfidës ndaj Inter Eskaldes për raundin e dytë të UEFA Konferencë Ligës. Grupi është në gjendje optimale. KF Teuta njofton se sulmuesi Santiago Selmani dhe qendërmbro­jtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët janë njohës mjaft të mirë të kampionati­t tonë dhe vijnë si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivav­e që kemi! Santiago dhe Adolf Selmani luajnë në rolin e mbrojtësit dhe sulmuesit. Në të kaluarën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago ka bërë stërvitje me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohe­j me të rinjtë. Të dy futbollist­ët i janë bashkuar skuadrës në seancën stërvitore që u zhvillua në Durrës. KF Teuta i uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze”, ka qenë njoftimi i klubit.

DËMTIMI

Tronditet Teuta! “Panorama Sport” mëson se sulmuesi durrsak, Lorenco Vila, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Sherif Tiraspolit. Stafi mjekësor bëri ekzaminime­t për lojtarin dhe rezultoi që ai ka pësuar një frakturë te kocka fibula (kavilje). Fibula normalisht nuk kërkon një operacion të veçantë për ta lidhur këtë kockë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në një muaj. Stafi mjekësor e ka konfirmuar diçka të tillë, por ata shprehen se bëhet fjalë për një dëmtim jo të rëndë dhe futbollist­i nuk do të mungojë shumë gjatë. Kjo gjë sjell telashe për trajnerin Edi Martini, i cili në dy sezonet fundit e kishte lojtar kryesor dhe po shënonte në vazhdimësi, por nuk do ta ketë në dispozicio­n për dy ndeshjet e turit të dytë në Konferencë Ligë. ZAMIR QYPI

 ??  ?? Santiago Selmani
Santiago Selmani
 ??  ?? Adolf Selmani
Adolf Selmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania