Panorama Sport (Albania)

Lushkja dhe Malota: Kundër rumunëve do tentojmë surprizën

Mbrojtësi: Japim gjithçka me SC Universita­tea Krajovën

- VLADMIR MEMA

Regi Lushkja është një nga futbollist­ët më të spikatur të Laçit, i cili shumë herë është treguar vendimtar me paraqitjet e tij në fushë. Kështu ndodhi edhe ndaj Podgoricës, ku goli i tij i dha edhe kalimin për në turin tjetër. Për “Panorama Sport” pas ndeshjes, 25-vjeçari pohon se për asnjë moment nuk e humbën durimin, ndaj edhe arritën të kualifikoh­eshin në fund. Kavajasi ia dedikon golin familjes. “Vuajtëm shumë në këtë ndeshje, e filluam shumë mirë dhe po bënim presing, por goli nuk po dilte. Gjithsesi, nuk e humbëm për asnjë moment durimin dhe besuam deri në fund që do ta kthenim edhe fituam një ndeshje të rëndësishm­e, sepse na kualifikoi. Jam i lumtur që shënova golin, por mbi të gjitha vlen kualifikim­i, pasi ishte një periudhë jo shumë e mirë këto ditët e fundit, teksa kishim presion për ta kaluar turin. Në fund ia arritëm dhe jemi të lumtur për këtë gjë, ndërsa golin ia dedikoj familjes sime”, u shpreh fillimisht mesfushori i kurbinasve. Në lidhje me kundërshta­rin e radhës, Lushkja e vlerësoi, por beson se duke dhënë maksimumin, edhe mund të arrijnë kualifikim­in. “Me sa e kemi parë, është një ekip shumë i mirë dhe i fortë, por futbolli është i bukur dhe nuk i dihet asnjëherë. Mund të fitojmë apo humbasim, por ne do të shkojmë të japim maksimumin dhe të tentojmë të kualifikoh­emi”, mbylli prononcimi­n e tij për gazetën Regi Lushkja.

RENATO MALOTA

Për mbrojtësin e Laçit, Renato Malota, me rastet e panumërta që kanë krijuar në përballjen ndaj Podgoricës nuk duhet ta kishin lënë që ndeshja të shkonte deri te shtesat, por punën ua vështirëso­i fakti që kundërshta­ri u mbrojt me 11 vetë. Megjithatë, në prononcimi­n për “Panorama Sport” pas ndeshjes, lezhjani pohon se kanë dominuar dhe rëndësi pas një ndeshjeje të tillë ka kualifikim­i dhe për momentin t’i gëzohen këtij fakti. “Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, pasi siç e patë, ata u mbrojtën me 11 lojtarë gjatë gjithë kohës dhe ishte shumë e vështirë që t’i depërtonim. Patëm shumë raste, por humbën edhe shumë mundësi të mira shënimi, por me atë çka treguam, e merituam kualifikim­in. Po të ishim treguar pak më efikasë te rastet e pastra që patëm, duhet ta kishim mbyllur brenda 90 minutave, por futbolli i tillë është dhe rëndësi ka që u kualifikua­m dhe jemi në turin tjetër”, u shpreh fillimisht 32vjeçari. Në lidhje me kundërshta­rin e radhës me të cilin do të përballen, Malota pohon se është një ekip me financa të larta, por kurbinasit do të japin maksimumin në fushë e do të bëjnë detyrën e tyre. “Ne jemi me këmbë në tokë, ndeshjen e parë e kemi brenda dhe do mundohemi të japim maksimumin. Nuk kemi shumë njohuri për kundërshta­rin, e dimë që është një ekip mjaft i mirë rumun dhe me financa të larta, por ne do të mundohemi të bëjmë punën tonë dhe t’i vlerësojmë aq sa duhet dhe në fund të shpresojmë të marrim maksimumin”, u shpreh në prononcimi­n enkas për gazetën një nga futbollist­ët më me eksperienc­ë në ekipin që drejtohet nga Shpëtim Duro.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Festa e kurbinasve pas golit të Lushkjes
FOTO: F. HAZISLLARI Festa e kurbinasve pas golit të Lushkjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania