Panorama Sport (Albania)

“Unë i mungoj Superiores, si vendosëm për italianin”

-

Pero Pejiç është ideatori i këtij Kukësi, si me afrimet e deritanish­me, ashtu edhe me kontaktet për trajnerin e ri. Drejtori sportiv i verilindor­ëve ka shpjeguar si shkoi deri te Longo dhe arsyen pse e zgjodhi që ta ketë në krye të Kukësit.

TRAJNERI I RI - “E zgjodhëm këtë trajner, e kërkuam dhe e pamë në një skuadër të madhe si Dinamo e Kievit. Më herët gjithashtu ka pasur karrierë në skuadra të tjera të mëdha dhe ka punuar me trajnerë si Luçesku dhe i biri i tij. Unë e njoh Luçeskun si trajner, është njeri i madh dhe trajner i zoti, ndaj shpresoj që Longo të ketë mësuar shumë prej tij. Prandaj e kemi afruar. Diskutuam me të gjithë stafin drejtues dhe vendosëm të emëronim këtë trajner. Objektivi i Kukësit është gjithmonë që të fitojë kampionati­n. Kukësi është mësuar gjithmonë që të luajë në Europë, por sezoni i fundit ishte i keq”, tha Pejiç.

AFRIMET -I pyetur në lidhje me afrimet e deritanish­me, nëse Longo ka dhënë dakordësin­ë apo jo dhe se çfarë ka kërkuar në merkaton e transferim­eve, lidhur me rolet për të cilat ka nevojë, Pejiç “driblon” njësoj si dikur në fushën e lojës përballë mbrojtësve kundërshta­rë. “Ai ka qenë pjesë e ekipeve të mëdha dhe tani kërkon që të jetë trajneri i parë. I besuam Longos për të tentuar që të fitojmë kampionati­n”, përgjigjet më tej drejtori sportiv i verilindor­ëve.

EKIPI DHE RIVALËT - Sipas Pejiçit, rivaliteti këtë sezon do të jetë i madh për vetë përbërjen cilësore të skuadrave pretendent­e si dhe rikthimin e Dinamos në elitë: “Këtë vit do të jetë një kampionat i fortë. Është ngjitur edhe Dinamo nga Kategoria e Parë. Partizani, Tirana, Kukësi dhe Vllaznia kanë të gjitha skuadra të mira. Ne interesohe­mi vetëm për Kukësin në punën tonë”.

MUNGESA E PEJIÇIT - “Pejiç nuk i ka munguar vetëm Kukësit, por ka munguar edhe në Superiore vitin e fundit. Ne po kërkojmë një qendërsulm­ues, por duam dikë që të garantojë 15-20 gola, ndoshta 30 pikë, pasi kështu e lehtëson punën për të fituar titullin. Është e vështirë. Megjithatë, nuk ka rëndësi vetëm sulmuesi, përtej cilësive, por edhe mënyra e lojës. Ne nuk mund të kërkojmë të bëjmë ‘tiki-taka’ si Barcelona, nëse nuk kemi lojtarë me cilësi për atë lojë. Një trajner ka cilësi edhe kur përshtat lojën në bazë të elementëve që ka”, ka deklaruar Pejiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania