Panorama Sport (Albania)

Aventura te verilindor­ët, ja tabutë për trajnerin e ri

-

Diego Longo u prezantua dje te Kukësi dhe shpalosi idetë e tij për skuadrën e re, përshtypje­t për kampionati­n si dhe çfarë pret nga futbollist­ët e tij. Mirëpo, nisur edhe nga eksperienc­at e mëparshme me trajnerët e huaj në Shqipëri, për italianin 45-vjeçar ka disa tabu për t’u thyer. “Panorama Sport” analizon disa nga çështjet për të cilat trajneri gjen terren më të vështirë sesa zakonisht: Së pari, Longo po vjen në një kampionat që nuk e njeh. Një terren i huaj, me specifika në lidhje me infrastruk­turën, kundërshta­rët, mënyrën e lojës e shumëçka tjetër. Së dyti, 45-vjeçari merr drejtimin e një ekipi që nuk e njeh. Ai pranoi se e ka studiuar Kukësin dhe kampionati­n prej 3 javësh, por realisht e pranoi edhe se lojtarët nuk i ka parë ende nga afër në fushë, çka e shton vështirësi­në në punë për të. Së treti, ndoshta Brdariç është përjashtim nga “rregulli”, pasi erdhi, u përshtat dhe arriti suksese, mirëpo për shumë trajnerë të huaj në Shqipëri, përshtatja kërkon kohë gjë të cilën në skuadrat shqiptare nuk e kanë durimin aq të kalitur. Pra, një tjetër minus dhe “tabu” për t’u thyer nga Longo. Së katërti, Kukësi ka bërë thuajse dhjetë ndryshime, afrime lojtarësh të rinj deri më tani, për të cilët Longo nuk është pyetur. Ky është një tjetër faktor vështirësi­e i shtuar për të, pasi nuk ka marrë pjesë në përzgjedhj­en e lojtarëve, për tiparet, cilësitë, filozofinë e secilit bazuar në mënyrën e lojës që kërkon trajneri të aplikojë. Megjithatë, me punë dhe optimizëm, ka ndodhur që të gjitha këto tabu janë thyer në të shkuarën...

 ??  ?? Drejtori i Kukësit, Pero Pejiç, asistenti Amdeo di Late si dhe trajeri i ri i verilindor­ëve, Diego Longo
Drejtori i Kukësit, Pero Pejiç, asistenti Amdeo di Late si dhe trajeri i ri i verilindor­ëve, Diego Longo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania