Panorama Sport (Albania)

Gjyla pret afrime, një femër në krye të Lushnjës

Eriselda Sefa është emëruar dje kryetare e bashkisë

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët kanë mbyllur dy javë nga përgatitje­t për sezonin e ri. Në lidhje me situatën aktuale në skuadër, trajneri Ilir Gjyla, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka folur për të rejat më të fundit lidhur me merkaton. Numri një i pankinës tregoi se kanë marrë konfirmimi­n nga presidenca për ndërtimin e një ekipi që do të synojë majat. “Aktualisht po vazhdojmë stërvitjen. Është një stërvitje e lehtë, për të grumbullua­r ekipin dhe për të bërë skuadrën. Jemi në rrugë të mbarë. Kemi marrë disa futbollist­ë, siç e kemi publikuar edhe në gazetën tuaj. Kemi edhe disa lojtarë në plan, me të cilët jemi në biseda. Sot (dje), na kanë ardhur dy brazilianë, një mbrojtës dhe një sulmues. Një tjetër sulmues vjen të hënën. Do t’i shikojmë. Jemi në biseda jo vetëm me lojtarë të huaj, por edhe me vendës. Mendoj që javën tjetër do të kemi më shumë lajme për afrimin e futbollist­ëve. Plus që kemi futbollist­ët tanë, që nuk janë paraqitur akoma, si: Haxhiu, Alushi, Qoshku, të cilët vijnë të hënën në stërvitje bashkë me ndonjë tjetër. Ky ishte qëllimi i fillimit të stërvitjes. Kemi marrë konfirmimi­n nga presidenca, nga bashkia. Çdo gjë shkon në rregull dhe është e miratuar. Jemi për fazë përgatitor­e, për të gjitha. Neve na mbetet për detyrë të formojmë skuadrën. Të gjithë ata që kanë qenë vitin e kaluar, janë edhe për këtë sezon”, u shpreh trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Në seancën e djeshme stërvitore të verdhejesh­ilëve janë stërvitur edhe dy futbollist­ë brazilianë, mbrojtësi Marcelo da Silva dhe sulmuesi Hugo da Silva. Të dy janë nga 28 vjeç. Mbrojtësi Marcelo vjen nga America TO, ndërsa sulmuesi së fundmi ka luajtur për Nautico RR, në ligat e ulëta të Brazilit.

BASHKIA

Për herë të parë në historinë e tij 91-vjeçare, klubi i futbollit të Lushnjës do të drejtohet nga një grua. Eriselda Sefa është emëruar përkohësis­ht

kryetare e Bashkisë së Lushnjës. Një pozicion i mbetur bosh pas arrestimit nga SPAK të ish-kryebashki­akut Fatos Tushe. Posti i mbetur vakant, sipas ligjit për qeverisjen vendore, i takon njërit prej nënkryetar­ëve të bashkisë. Në mbledhjen e djeshme këshilltar­ët kanë votuar për Eriselda Sefën, që me vendim të Këshillit Bashkiak do të jetë në këtë detyrë përkohësis­ht deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Duke qenë se klubi i futbollit është në varësi të plotë të bashkisë, Eriselda Sefa është automatiki­sht presidente e Lushnjës.

 ??  ?? Eriselda Sefa
Eriselda Sefa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania