Panorama Sport (Albania)

AF Elbasani, administra­tori: Ja plani ynë për ekipin e ri

Mareglen Çoku: Do të ndërtohet një klub model

- VLADIMIR MEMA

Akademia e Futbollit Elbasani është realiteti më i ri i futbollit shqiptar, i cili ka marrë kështu edhe zyrtarisht jetë. Synimi i kësaj skuadre është që të përfaqësoj­ë qytetin e Elbasanit në garat kombëtare dhe ndërkombët­are dhe se fillimi i punës duket se është në rrugë të mbarë. “Panorama Sport” kontaktoi me administra­torin e këtij klubi, Mareglen Çoku, i cili në fjalën e tij pohoi se synimi është të ngrihet një klub model dhe me baza të shëndosha, jo thjesht sa të rrisë numrin e skuadrave pjesëmarrë­se në vendin tonë. Çoku shprehet se edhe pse në Kategorinë e Tretë, lojtarët e afruar do të jenë të njohur dhe që kanë dhënë një kontribut në Elbasan dhe në vendin tonë. “Rregullorj­a e do që ta nisim nga niveli më i ulët i futbollit shqiptar, por stafi që kemi përzgjedhu­r dhe lojtarët që kemi kontaktuar, të cilët shumë shpejt do t’i zyrtarizoj­më, janë të një tjetër niveli. Qëllimi ynë është të ngremë një klub model dhe që të funksionoj­ë në të gjitha hallkat e tij. Ekipi i parë është maja, nëse mund ta themi kështu, por pa ekipe moshash nuk ka asnjë vlerë, ndaj edhe trajnerët e moshave janë të po atij niveli si tek ekipi i parë, të cilët tanimë i njihni. Idetë i kemi të qarta, ta rikthejmë këtë skuadër dhe këtë qytet aty ku duhet të jetë. Fillimi ka ato vështirësi­të e veta, por them se e kemi nisur mirë dhe jemi në rrugë të mbarë”, u shpreh fillimisht administra­tori i AF Elbasanit.

MERKATO

– Në lidhje me lojtarët që ekipi ka ndërmend të afrojë në merkato, Çoku pohon se bëhet fjalë për futbollist­ë cilësorë, por nuk dëshiron të ndalet në emra pa mbyllur zyrtarisht marrëveshj­et. “Do të afrojmë lojtarë që më herët kanë milituar në Superiore dhe në Kategori të Parë, pra me futbollist­ë të këtij niveli kemi kontaktuar dhe thuajse kemi mbyllur gjithçka. Domethënë, nuk po mendojmë thjesht për Kategorinë e Tretë, por planet janë afatgjata. Ndërkohë, në datën 2 gusht kemi menduar të nisim edhe përgatitje­t dhe për të mos i mohuar askujt të drejtën që mendon se mund t’i shërbejë kësaj skuadre si lojtar, mund të vijë edhe të bashkohet, pasi do të bëjmë fillimisht edhe një fazë seleksioni­mesh. Dyert janë të hapura për këdo”, përfundoi deklaratën për gazetën administra­tori i AF Elbasanit, Mareglen Çoku.

 ??  ?? Mareglen Çoku
Mareglen Çoku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania